Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në Pres qendrën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mbajti konferencë për shtyp në të cilën prezantoi përmbajtjen e reformave të Planit 18 i cili dje u miratua nga ana e Qeverisë.
“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës, është një prej obligimeve të ndërmarra nga ana jonë, dhe më lejoni që në këtë rast, të shpreh kënaqësi të veçantë që Kuvendi, dha dritën e parë jeshile, për qasje drejtë ndryshimeve kushtetuese, gjë që paraqet shprehje të pjekurisë së përfaqësuesve tanë politik në Kuvend, në periudhën e ardhshme pres mbështetje më të madhe politike dhe ndërtim të konsensusit për të gjitha çështjet tjera, të cilat janë me interes mbi-nacional, mes të cilave është gjithsesi edhe implementimi i Planit 18” – theksoi Osmani, duke e informuar opinionin se Qeveria miratoi Planin 18 final në seancën e saj të rregullt.
Në vazhdim të konferencës për shtyp Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se pas përfundimit të periudhës implementuese të Planit 3-6-9, dhe si vazhdimësi të tij, Qeveria përgatiti draft versionin e Planit 18, në të cilin u përfshinë rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian, si dhe obligimet reformuese që dolën nga Plani 3-6-9, ku potencoi se finalizimi Planit reformues realizohej në më shumë faza, me konsultime të gjëra me sektorin civil, me ekspertët publik, si dhe të opozitës pastaj përmes takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit ndërkombëtar, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, vendeve anëtare, por edhe vetë Komisionit Evropian, si dhe në të janë përfshirë edhe rekomandimet e Nën-komiteteve të Komitetit për Stabilizim dhe Asocim, rekomandimet afatshkurtra nga misionet vlerësuese të realizuara, rekomandimet nga OSBE/ODIHR, Komisionit të Venedikut, GREKO etj.
“Plani 18 reformues që u përgatit nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Ministrisë së Financave, që paraqet dokument që është ndërtuar në procesin më gjithëpërfshirës politik në vend, përmes takimeve të shumta dhe këmbimit të mendimeve dhe propozimeve me sektorin civil, opozitën dhe numrit të madh të palëve të interesuar, dhe në këtë kuptim meriton të jetë i veçuar nga garat ditore politike, dhe të merr mbështetjen përkatëse. Prioritetet reformuese të definuar në këtë Plan, krahas avancimit thelbësor të shoqërisë, paraqesin edhe një parametër kyç, përmes të cilit matet suksesi i integrimeve tona evropiane”- përfundoi Osmani.
Osmani numëroi fushat kyçe të Planit 18: Reforma në gjyqësor, reforma në shërbimet e sigurisë, reformave në administratën publikë si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion.
Zbrite prezantimin: