Plani 18

Në konkluzionet e miratuara të Këshillit të BE-së të datës 26.06.2018, dhe të konfirmuara nga Këshilli Evropian më 28.06.2018 është theksuar rëndësia e vazhdimit të progresit në zbatimin e Reformave Urgjente Prioritetare dhe dhënien e rezultateve shtesë të qëndrueshme në fushat e: gjyqësorit, sigurisë dhe shërbimeve të kundërzbulimit, reformës së administratës publike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të ruhet momenti i reformës që do të ndiqet nga afër nga Komisioni Evropian.

Përparimi në këto fusha do të pasqyrohet në Raportin e rregullt vjetor të KE-së dhe do të ketë ndikim edhe në vendimin për përcaktim të datës për fillim të negociatave për anëtarësimit në BE.

Plani është i ndarë në katër fusha kryesore të reformës, në përputhje me konkluzionet e Këshillit të BE-së.
Në fillim, është sqaruar fokusi i aktiviteteve të propozuara, lidhur me qëllimet përkatëse, të cilat pritet të realizohen jo më vonë se në muajin shkurt të vitit 2019.

Për secilën prej aktiviteteve, parashikohet tregues adekuat, institucionet përgjegjëse dhe institucionet pjesëmarrëse.

Sekretariati për Çështje Evropiane do të vazhdojë të monitorojë realizimin e prioriteteteve afatshkurtra të parashikuara në NPAA, në përputhje me rekomandimet/vërejtjet e dhëna nga Komisioni Evropian në Raportin Vjetor të rregullt.


Plani 18