Kryeministri Zaev në takim dypalësh dhe drekë punë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Mogherini në Bruksel: U përshëndetën politikat e guximshme dhe gjithëpërfshirëse të Kryeministrit Zaev, që shpien drejt integrimit evropian dhe stabilitetit të Maqedonis

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot gjatë vizitës së punës në Bruksel pati takim dypalësh me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, ndërsa më pas mori pjesë edhe në drekën e punës të organizuar nga përfaqësuesja e lartë Mogherini me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e Kryeministrit Zaev me përfaqësuesen e BE-së, Mogherini, u konstatua se Maqedonia u kthye në rrugën e parë drejt BE-së dhe bëri shumë hapa përpara në procesin e integrimit evropian.

 

 

U përshëndetën politikat e guximshme dhe gjithëpërfshirëse të Kryeministrit Zaev dhe Qeverisë, për mbylljen e suksesshme të çështjeve me fqinjët, procesin e reformave përmes Planit 18, si dhe miratimin e Ligjit për amnisti, i cili duhet të ndihmojë procesin e pajtimit dhe të sigurojë sundimin e të drejtës.

Në takim  u theksua edhe rëndësia e përfundimit të suksesshëm të procesit në Kuvend për votimin e amendamenteve kushtetuese dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe rëndësia e zbatimit të reformave kyçe, veçanërisht në gjyqësor, në mënyrë që të fillojnë negociatat me BE në qershor të vitit 2019.

- Për ne si Republika e Maqedonisë, viti 2019 u shënua si vit i zgjidhjes së çështjeve të mëdha me fqinjët, reformat thelbësore në fushat kyçe dhe zhbllokimin e tërësishëm të rrugës tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Republika e Maqedonisë ka bërë maksimumin për kompensimin e kohës së humbur, ndërsa Qeveria bëri gjithçka në fuqinë e saj për të rivendosur stabilitetin, besueshmërinë dhe prosperitetin e vendit tonë. Jemi të motivuar nga mbështetja juaj, si më parë edhe kjo është nxitja jonë, që të vazhdojmë në procesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe angazhimin më të fuqishëm në implementimin e reformave thelbësore, theksoi Kryeministri Zaev në takim.

Kryeministri Zaev falënderoi përfaqësuesen evropiane Mogherini, si dhe kryetarin e Këshillit Evropian, Tusk, për mbështetjen që Maqedonia mori në vitin 2018 për Strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, e cila jep perspektivë të qartë për anëtarësimin në BE, Samitin në Sofje mbi temën BE dhe Ballkani Perëndimor dhe për konkluzionet e Këshillit Evropian  në qershor të vitit 2018, të cilat hapin rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Kryeministri Zaev shprehu shpresë dhe dëshirë për të vazhduar mbështetjen në vitin 2019, kur edhe më tepër do t’i nevojitet Maqedonisë.

- E dimë se viti 2019 nuk është i lehtë për BE-në, duke pasur parasysh situatën në Bregzit dhe zgjedhjet evropiane në muajin maj të vitit 2019, por mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit të BE-së dhe Republikës së Maqedonisë, në kuadër të aktiviteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi Kryeministri Zaev në drekën e punës.

Në takimin rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, u bisedua për zhvillimet  aktuale politike në rajon, sukseset dhe sfidat në vitin 2018, si dhe pritjet në vitin 2019. Ka pikëpamje të përbashkëta për bashkëpunimin rajonal, veçanërisht për intensifikimin e saj në planin ekonomik. I përbashkët është qëndrimi se një rajon i qëndrueshëm dhe i zhvilluar ekonomikisht i integruar në BE është me interes për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian.