Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, dha deklaratë pas një dreke pune me përfaqësuesen e lart për Politik të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian me liderët nga Ballkani Perëndimor, takimit bilateral me euro-përfaqësuesen Mogherini, si dhe takimin me kryetarin e Këshillit të Evropës, Tusk.
Në deklaratën, kryeministri Zaev bëri të ditur se Maqedonia nga kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, e ka përkrahjen për udhëheqësin e guximshme, që dërgon në përfundim me sukses të proceseve politike në drejtim të fillimit të negociatave me BE në qershor të vitit 2019.
Kryeministri Zaev, tha se një mbështetje e tillë është shprehur edhe nga ana e përfaqësues për politik të jashtme dhe sigurisë politike, Mogherini. Në takim me Mogherinin është dhënë sidomos përkrahje për Ligjin e Amnistisë dhe është theksuar se pajtimi është i rëndësishëm për realizimin e suksesshëm të proceseve, si dhe për qytetarët në shtet.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, për drekën e punës që e patë organizuar përfaqësuesja evropiane, Mogherini, me liderët e Ballkanit Perëndimor, tha se ka kaluar me një pajtimit të theksuar të përbashkët, në çështjet bilaterale në frymën e stabilitetit rajonal, me çka është konstatuar se shtetet mund ti ndihmojnë njëra tjetrit në procese.