Osmani: Në SÇE është e përqendruar ekspertiza më e fuqishme për fillim të suksesshëm të negociatave në 2019

Sot në hotel “Izgrev” në Strugë, filloi konferenca vjetore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, në të cilën, nën temë pune “Hapërim 2019”, të punësuarit në SÇE, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë tre ditëve të ardhshëm, do ti përmbledhin rezolutat  të procesit të integrimeve evropiane në vitin 2018, si dhe detyrimet, perspektivat si dhe sfidat që presin vendin në vitin 2019.

“Pa modesti të reme, roli i Sekretariatit për Çështje Evropiane, vitin e kaluar ishte në veçanti i rëndësishëm, për të cilin jashtëzakonisht jam krenar, që edhe konfirmohet nga bashkëpunëtorë të shumtë, miq ndërkombëtar, si konfirmim tregohet edhe në të gjitha anketat publike”, theksoi Osmani në fjalën e tij. Në drejtim të njëjtë Osmani potencoi vitin 2019 si vjet që SÇE do të merr barrë edhe më të madhe në kryesimin e proceseve shoqërore në vend, duke i pasur parasysh negociatat që pritet të të finalizohen në samitet e qershorit.

“Besoj në profesionalizmin dhe kapacitetet e SÇE-së të kryesojnë këtë proces, dhe besoj se në vitin 2019 do ta arsyetojmë besimin që na e jep shteti, Qeveria, bashkësia ndërkombëtare si dhe në përgjithësi opinioni” - deklaroi Osmani para të pranishmëve duke paralajmëruar edhe rritje të kapaciteteve të SÇE-së, si institucion kryesor në negociata, si dhe në përgjithësi të strukturës negociuese të cilën kryeson si negociator kryesor.

Në fillim të konferencës fjalën e tij kishte edhe zëvendësi i Osmanit në ekipin negociues dhe negociatori kryesor teknik Bojan Mariçiq, i cili prezantoi strukturën negociuese, grupet punuese, si dhe foli për pritjet nga SÇE në nivel ekspertësh dhe teknik, si skelet kryesor të vetë strukturës negociuese.

Në konferencë fjalët e tyre kishin edhe Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Kalinka Gaber dhe Këshilltari shtetëror për Politika Evropiane dhe Koordinim Dragan Tilev, të cilët folën për pritjet nga SÇE, për kapacitetet me të cilat disponon institucioni dhe mënyrat e avancimit të tyre.

Konferenca vjetore e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbahet tradicionalisht në fund të vitit në të cilën Sekretariati shqyrton gjendjen e përgjithshme, progresin sfidat dhe perspektivat e integrimeve evropiane. Nga sot deri në tre ditët e ardhshme në sërë punëtorish që janë pjesë e konferencës vjetore do të behet analizë e procesit euro- integrues, do të analizohen sfidat, kapacitetet, me qëllim të përgatitjes së Sekretariatit për Çështje Evropiane në prag të procesit të negociatave.