Nga mbledhja 111-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: U miratuan ndryshimet ligjore për zbatimin e sistemit me kupon për përkrahjen e sportit dhe organizatave qytetare; U miratuan strategjitë për ballafaqimi me kreditë jofunksionale dhe denarizimin

Qeveria e Republikë së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 111-të, aprovoi Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për transferim të parave me procedurë të përshpejtuar, solli vendimin në përputhje me Nenin 170 të Rregullores së Kuvendit dhe këtë ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Financave u aprovua Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare, me procedurë të përshpejtuar.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare kanë për qëllim të precizojnë kriteret për veprim të përbashkët, si dhe informimet në Komisionin në raport me veprimin e përbashkët për shkak të mbrojtjes së aksionarëve të vegjël, të nxitet tregtia me letrat me vlerë dhe të lehtësohet procedura për ndërmarrjen shoqërive aksionare nga investitorët e huaj.

Në pakon e ligjeve nga sfera e financave, Qeveria e RM-së sot miratoi Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatim të fitimit, me procedurë të përshpejtuar.

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për tatim të fitimit, është që të bëhet qartësim dhe saktësim i dispozitave të Ligjit të cilët kanë të bëjnë me lirimin nga tatimi për donacionet e dhëna në sport nëpërmjet sistemit të kuponëve, çmimet e transferimit, organizatat jopërfituese, harxhime të papranuara dhe çështje të tjera, për shkak të avancimit të implementimit të tyre.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe mirato Informacionin për përmirësimin e menaxhimit të kredive jofunksionale dhe për të inkurajuar përdorimin e valutës të vendit, dhe shqyrtoi dhe miratoi Strategjinë për të nxitur menaxhimin dhe avancimin e menaxhimit të kredive jofunksionale dhe Strategjinë për denarizimin e Republikës së Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi Informacion mbi miratimin e Strategjisë Kombëtare në luftën kundër mashtrimit për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë viti 2019-2022, dhe miratoi Strategjinë Kombëtare në luftën kundër mashtrimit për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë viti 2019-2022.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RM-së aprovoi Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për paga dhe kompensime të tjera të personave të përzgjedhur dhe të emëruara në Republikën e Maqedonisë dhe solli vendimin, në përputhje me Nenin 137 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë këtë ta dorëzojë në Kuvend.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot aprovoi disa nga propozim ligjet e pakos së reformave, siç është Propozim-ligji për mbrojtjen sociale, Propozim-ligjin për sigurimin social për personat e moshuar, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Në pjesën e reformave sociale sot u miratuan edhe propozim-programet për ndryshim të Programit për subvencionim të energjisë elektrike për konsumatorët, për vitin 2018, Propozim-programi për ndryshime të Programit për kompensim në para me kusht për arsimin e mesëm, për vitin shkollor 2018/2019, Propozim-programi për ndryshime të Programit për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtjen sociale dhe shtëpive për personat e moshuar për vitin 2018, Propozim-programi për ndryshime të Programit për realizimin e mbrojtjes sociale për vitin 2018, si dhe propozim programet për ndryshime dhe plotësime të Programit për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2018 dhe Propozim-programi për ndryshim dhe plotësim të Programit të për zhvillim të veprimtarisë për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2018. 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua teksti i fundit për Vendimin për alokimin e fondeve për projektet me të cilin do të sigurohen mjete për financimin e ndërtimit të rrugëve në Komunën e Lipkovës dhe ndërtimin e rrugës me qasje në vendin arkeologjik Tauresium, Komuna e Zelenikovës.