Ministri për Transport dhe Lidhje, Sugareski dhe drejtori i REM, Rexhepi: Është përfunduar ndërtimi i gazsjellësit nga Shtipi deri në Negotinë

Sot, Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe Drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë (REM), Bajram Rexhepi bënë kontroll në finalizimin e punëve ndërtimore të seksionit të gazsjellësit nga Shtipi në Negotinë.

Ministri Sugareski informoi se ky seksion nga rrjeti i gazsjellësit është tashmë në fazën përfundimtare, ndërtimi do të përfundoj së shpejti dhe menjëherë më pas do të lëshohet në përdorim. Kjo do të thotë përfitim më i madh për të gjithë qytetarët dhe kompanitë nga ky rajon.

 

Gjithashtu, ministri theksoi se ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit në gjithë Republikën e Maqedonisë, filloi të zhvillohet me dinamik të përshpejtuar, janë tejkaluar po thuajse të gjitha problemet edhe me finalizimin e procesit të shpronësimit të tokave, nga viti i ardhshëm punimet ndërtimore do të intensifikohen.

Gazifikimi është projekt me prioritet i Qeverisë, për të cilin gjatë vitit të ardhshëm në buxhetin e Ministrisë të Transportit dhe Lidhjeve janë paraparë 1 miliard e 557 milionë denarë, me qëllim që të përfundoj ndërtimi në afat kohor më të shkurtër dhe të gjithë qytetarët dhe ndërmarrjet ti ndjejnë përfitimet e shumta të gazit.

Për qytetarët, gazifikimi do të thotë energens më i lirë dhe kursim në buxhetin e tyre me zvogëlimin e harxhimeve për energji elektrike, ndërsa për ndërmarrjet do të mundësohen shpenzime më të ulëta dhe prodhime më konkurrente.

Gjithashtu, në një kohë kur fillojmë luftë të ashpër kundër ndotjes së ajrit, ndërtimi i gazsjellësit dhe përdorimi i tij do të kontribuoj në reduktimin e dukshëm të ndotjes së ajrit në qytet, theksoi Ministri Sugareski.

Ministri Sugareski, gjithashtu informoi se në mbledhjen e parafundit të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë u obligua të formoj një grup pune, e cila do të vendos për modelin më efektiv për zhvillimin e sistemeve për shpërndarje të gazit natyror në Maqedoni. Është shumë me rëndësi që në këtë proces në mënyrë të përshpejtuar të punojnë edhe komunat që të mundet paralelisht të ndërtojmë rrjetet shpërndarëse komunale, me çka më shpejt do të sjellim gazin deri tek amvisëritë dhe ndërmarrjet.

Drejtori i REM, Rexhepi, informoi se gjatësia e seksionit në fazën përfundimtare është 36 kilometra, ndërsa investimi ka vlerë 15.8 milion euro.

Paralelisht punohet edhe në lidhjen e gazsjellësit në magjistralen nga Negotina nëpërmjet Kavadarit, Prilep dhe deri tek Manastiri, në gjatësi prej 92 kilometra. Veçmë ka 40 përqind realizim të punëve ndërtimore. Me investim prej 29 milionë euro, punohet me intensitet edhe në seksionin nga Tetova deri në Gostivar, me rreth 35 përqind realizim të punëve ndërtimore.
Në mënyrë plotësuese, drejtori Rexhepi, informoi se bisedimet për aplikimin e financimit të lidhjes së interkonekcionit me Greqinë me anë të WBIF, gjithashtu janë në fazë përfundimtare.