Zëvendëskryeministri Angjushev dhe ministri Popovski: Qeveria ka një vullnet politik të qartë dhe të njëkuptimtë për të luftuar korrupsionin

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomike Koço Angjushev dhe Ministri i Komunikimeve, Transparencës dhe Llogaridhënies Robert Popovski, morën pjesë në forum tematik të titulluar “Konflikti i interesit në pushtet - vija e hollë deri në korrupsion”, të organizuar nga Transparency Macedonia dhe OJQ Infocentar.

Në panel diskutimin kushtuar kësaj teme, fjalime hyrëse patën Frik Jamart nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ana Janevska Deleva nga Transparency Macedonia dhe Biljana Bejkova nga OJQ Infocentar. Zëvendëskryeministri Angjushev dhe Ministri Popovski së bashku me Branko Azeski, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Vanja Mihajlova ekspert dhe anëtare e mëhershme e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, hapën debat në lidhje me këtë temë me organizatat qytetare dhe përfaqësuesit e mediave që ishin prezent.

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se, si anëtar i Qeverisë e mbështet miratimin e Ligjit të ri për Parandalimin e Korrupsionit, i cili në detaje do të rregullojë edhe konfliktin e interesave. Interesi i Qeverisë, ekonomisë dhe qytetarëve është miratimi i këtij ligji, në të cilin do të paraqiten qartë të gjitha përkufizimet që lidhen me këto fenomene.

"Detyrë e Qeverisë është të mundësojë kushte për funksionimin normal të ekonomisë. Duhet të punojmë për të ndaluar formimin e kompanive, të cilat punojnë nën "ombrellë politike", sepse në këtë mënyrë bëhen dëme të dyfishta në ekonomi. Në të kaluarën kur u krijuan kompani të tilla, me qëllim që të fitojnë tenderë shtetërorë, shkaktoheshin dëme afatgjate. Nga njëra anë, kompanitë që janë të mbrojtura politikisht, pas përfundimit të kësaj mbrojtjeje politike nuk mund të gjenden në tregun e lirë, sepse nuk janë mësuar të punojnë në atë mënyrë dhe nga ana tjetër, me vetë inkurajimin e këtyre kompanive, janë margjinalizuar të tjerat dhe nuk kanë mundur të zhvillohen, me çka krijohet djerrinë ekonomike në afat të gjatë. Kjo është ajo kryesorja që duhet të ndërpritet, pra konkurrencë jo-lojale. Duhet të mundësohet që të gjitha kompanitë të veprojnë nën të njëjtat kushte dhe të zhvillohen sipas tregut", theksoi Zëvendëskryeministri Angjushev.

Duke folur për konfliktin e interesave dhe luftën kundër korrupsionit, ministri Popovski theksoi se pas ndryshimit të qeverisë Maqedonia përdor dhe promovon mundësitë institucionale dhe jashtë-institucionale, në menaxhimin e të gjitha formave të korrupsionit dhe përhapjes së saj, e cila së bashku me krimin e organizuar dhe konfliktin e interesave paraqet një nga rreziqet më të mëdha për çdo shoqëri.

"Lufta e pakompromist kundër korrupsionit ka rezultate vetëm kur gjyqësori dhe prokuroria janë krejtësisht të lira nga çdo lloj presioni dhe ndikimi nga qendrat e fuqisë. Shtylla themelore e reformave është ai në gjyqësor, si dhe formimi i Komisionit jopartiak dhe profesional për antikorrupsion, të respektuar dhe të besueshëm për qytetarët. Për këtë qëllim është hartuar një Propozim-ligj i ri për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Propozim-ligji i miratuar nga qeveria në nëntor të këtij viti, është në procedurë parlamentare. Ai siguron KSHPK (Kominisonin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit) të forcohet, të pozicionohet dhe të ekipohet për të ushtruar kompetencat e tij në luftën kundër korrupsionit, pa ndikim politik, që veçanërisht është theksuar nga ekspertët në procesin gjithëpërfshirës të hartimit të ligjit ", tha ministri Popovski dhe njoftoi se është përgatitur Propozim-ligji i ri për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik i cili do të lehtësojë qasjen në informatat me karakter publik që do të paraqet nxitje për gazetarinë hulumtuese dedikuar zbulimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Me këtë Propozim-ligj propozohet reduktimi i përjashtimeve për qasje të lirë në informata, rritja e përfshirjes së informatave, shkurtimin e afatit për përgjigje në bazë të kërkesës për informacion - nga 30 deri në 20 ditë, përfshirjen e partive politike si posedues të informacioneve në pjesën e të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre. Është propozuar transformimi i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në Agjencinë,e cila përveç kompetencave të tjera, do të ketë kompetencë të udhëheqë procedura penale dhe të vendosë sanksionepenale për shkeljet e vërtetuara me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

"Të dukshme janë edhe rezultatet e zbatimit të konceptit Qeveri e hapur dhe transparente. Sipas indeksit të hapjes, Qeveria e Republikës së Maqedonisë është në vendin e parë në rajon, me 76% përmbushje të indikatorëve", vërtetoi hulumtimi "Hapja e institucioneve të pushtetit ekzekutiv në rajon dhe në Maqedoni. Vendosëm mjet për llogaridhënie për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike. Opinioni publik ka qasje në shpenzimet e funksionarëve, kryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave si dhe sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarrjeve shtetërore dhe publike dhe zëvendësve të tyre. Kursimet janë tre ose katër herë më shumë se shpenzimet e qeverive të mëparshme. Në qeveri ka një vullnet të qartë dhe të njëkuptimtë politik dhe gatishmër për të luftuar korrupsionin në vend në të gjitha nivelet. Hapëm institucionet, e fëtuam shoqërinë civile dhe të gjithë të interesuarit të jenë plotësisht të përfshirë në zbatimin e procedurave të tenderimit, nga fillimi deri në fund të procesit", theksoi Ministri i Komunikimeve, Transparencës dhe Llogaridhënies Robert Popovski, në forumin “Konflikti i interesit në pushtet - vija e hollë deri në korrupsion” të organizuar nga Transparency Macedonia dhe OJQ Infocentar.