Me valën e dytë të investimeve nga Plani për Rritje Ekonomike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë nxiti investime prej 2 miliardë denarë në projekte me angazhim të mbi 800 njerëzve me pagë mesatare prej 40.000 denarë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, së bashku me Zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe Koordinimin me Resurset Ekonomike Koço Angjushev dhe Drejtorin e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski, sot dhanë 65 grante për ndërmarrjet vendore për bashkëfinancim të projekteve nga vala e dytë e investimeve, në kuadër të thirrjes së parë nga Shtylla 3 nga Plani për Rritje Ekonomike.

Duke vënë në dukje se deri tani mbi 130 ndërmarrje maqedonase morën grante për bashkëfinancimin e projekteve të tyre, Kryeministri Zaev theksoi se kjo është dëshmi se Plani për Rritje Ekonomike vitin e kaluar jo vetëm që arriti, por edhe e tejkaloi qëllimin e tij. Kryeministri Zaev shtoi se shuma totale e investimeve të reja në ekonomi vetëm me grupin e dytë të ndërmarrjeve për financim është 824.828.614.00 denarë dhe se me instrumentin për mbështetje - instrument për përmirësimin e inovacionit, gjithsej janë angazhuar 323 persona, prej të cilëve 85 janë punësime të reja.

 

 

"Mbështetja për hapjen e qendrave për zhvillim teknologjik dhe inovacion, e cila u prezantua për herë të parë në Maqedoni, përveç nxitjes së madhe të zhvillimit teknologjik, zgjoi edhe kreativitetin e ndërmarrjeve. Njëkohësisht, ndërmarrjet maqedonase u bënë më konkurruese në tregjet në rajon. Plani për rritje ekonomike krijon ekonomi me themel të shëndosh dhe të fortë dhe përfitimet ndjehen nga qytetarët, ekonomia si dhe gjithë vendi. Prandaj do të vazhdojmë me ritëm të përshpejtuar", theksoi kryeministri Zaev.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryeministri Zaev, potencoi se politika fiskale e projektuar për vitin e ardhshëm, do të siguroj rritje të ekonomisë maqedonase, siguri sociale dhe do të përshpejtoj edhe anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin drejt BE-së.

“Edhe më tutje ngelim në përcaktimin tonë për rritje të mbështetjes të investimeve të huaja dhe vendore, me buxhet më të lartë prej 37 për qind në krahasim me rebalancin për vitin 2018. Parashohim 37 për qind më shumë para për: rritjen e konkurrencës në sektorin privat - me anë të masave për investime të reja, masa për mbështetje të eksportit dhe pushtimin e tregjeve të reja, mbështetje për krijimin e punësimeve të reja, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për investime të huaja në Zonat Teknologjike Industriale Zhvillimore si dhe për subvencione për veprimtari inovative, zhvillim teknologjik dhe hulumtime,” u shpreh kryeministri Zaev. 

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resurset ekonomike, Koco Angjushev, bëri me dije se vazhdon të realizohet vizioni i Qeverisë, që inovacioni dhe zhvillimi teknologjik të jenë bazë për rritje të prodhimit industrial, produktivitetit dhe konkurrencës të ekonomisë maqedonase.

 

 

“Mënyra e vetme që një ekonomi të jetë më konkurrente është që ndërmarrjet të kenë qasje tek teknologjitë bashkëkohore, të fitojnë dije dhe aftësi, që ato teknologji ti përdorin dhe të posedojnë aftësi të mira organizative. Në dy segmentet e para Qeveria me përkushtim i ndihmon ndërmarrjet maqedonase nëpërmjet masave nga tre shtyllat të Planit për rritje ekonomike. Këtë vit siguruam mjete financiare për përkrahje rekorde për afër 250 ndërmarrje. Zhvillimi teknologjik është ardhmëria e shtetit tonë, për rritje industriale dhe normë më të lartë të BPV-së. Inkurajojmë rritje të produktivitetit dhe konkurrencës të ndërmarrjeve maqedonase me të cilët do të rritet eksporti në normë mbi 60 për qind me pjesëmarrje në BPV. Me këtë do të inkurajojmë edhe rritje ekonomike më të shpejtë dhe të qëndrueshme,” tha Angjushev.

Zëvendëskryeministri shtoi se në ditët në vijim, në tërësi do të paguhen mjetet për mbështetje të ndërmarrjeve nëpërmjet shtyllës së parë dhe të dytë nga Plani për rritje ekonomike, të cilat kanë realizuar investime në vitin 2017 dhe të cilët kanë dorëzuar kërkesë për mbështetje financiare.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski nga ana e tij theksoi se rezultatet e deritanishme tregojnë lëvizje të ekonomisë vendore, por edhe se ndërmarrjet janë të gatshme të investojnë edhe mjete të tyre në inovacione dhe zhvillim teknologjik. Siç tha Despotovski, vetëm në valën e dytë, ndërmarrjet mesatarisht kanë investuar pothuajse shumë të njëjtë nga mjetet vetanake njësoj si Qeveria.

 

 

“Me shtyllën e tretë nga plani për rritje ekonomie në vitin 2018, nxitëm investime në sektorin privat vendor në vlerë prej 2 miliard denarë. Ajo që më së shumti gëzon është fakti që në këto projekte do të angazhohen mbi 800 persona me pagë mesatare prej 40.000 denarë. Mbështetjen për të gjitha ndërmarrjet vendore do ta vazhdojmë edhe në vitin 2019,” nënvizoi Jovan Despotovski, drejtori i Fondit për Inovacione dhe Teknologji Zhvillimore.


Rezultate, rradha e dytë - Plan për rritje ekonomike