Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, së bashku me bashkëshorten Zorica Zaev, sot me rastin e festës së Krishtlindjeve i vizituan personat nën kujdes dhe të punësuarit në Institucionit për Mbrojtje dhe Rehabilitim në Bansko.
Kryeministri Zaev, tradicionalisht tani më në dekadën e dytë, për festat e fund- vitit dhe Krishtlindjeve shoqërohet me personat nën kujdes duke ju dërguar mesazhe gëzimi, për mbështetje dhe për një ditë më të mirë për secilin prej tyre në kuadër të një shoqërie të përbashkët.
Gjatë bisedave, kryeministri Zaev potencoi se kujdesi dhe mbështetje nga ana e institucioneve për individë dhe kategoritë të veçanta është një nga prioritet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Avancimi i të drejtave për personat me aftësi të kufizuar vjen në shprehje në vitin 2019 me Ligjin e ri për mbrojte sociale.