Kryeministri Zaev: Krishtlindjet - Lindja e Krishtit, le të na jetë një ditë nga të shumtat që këtë vit do të mbushen me gëzim dhe me shpresë të re për një ditë më të mirë për çdo njeri, në çdo shtëpi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, me anë të një letre me urata në lidhje me rastin e festës, Krishtlindje- Lindja e Krishtit, për të gjithë anëtarët e besimit ortodoks, na kujton se kjo festë e madhe na fton ta festojmë  jo vetëm për historinë, dhe më pak për traditat, por si një festë përkujtuese që ti hapim zemrat  për ta pranuar gëzimin nga lindja e Krishtit e cila na mbushë në këto ditë festive.

 “Të mbushur me këtë gëzim, ti dëshirojmë të gjithë njëri ndaj tjetrit nga zemra të heqim gjithçka që është e panevojshme, gjithçka që është peng për paqen personale, shpirt të qetë, që të mundet të njëjtën t’ia japim të tjerëve, të afërmeve, më të dashurve, dhe së bashku të transformojmë të keqen në të mirë.

Festa e sotshme, Krishtlindjet- Lindja e Krishtit le të na jetë një ditë nga të shumtat që këtë vit do të mbushen me gëzim dhe me shpresë të re për një ditë më të mirë për çdo njeri, në çdo shtëpi.

Këtë shpresë dhe dëshirë, për një  ditë më të mirë, ta përçojmë edhe në shtëpinë ton të përbashkëta, në shoqëri ton, që të jetë më më humane dhe më e drejt, për një të ardhme më përparimtare për të gjithë,” shkruhet në letrën me urata në lidhje me festën e Krishtlindjeve- Lindja e Krishtit, Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev.