Në mbledhjen e parë të viti 2019-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhoi Inspektoratin Shtetëror të Punës të hartojë Informacionin për të parë se si është zbatuar regresi i arkëtimit të pushimit vjetor, K-15 dhe çfarë masash janë ndërmarrë për kompanitë, të cilat nuk kanë respektuar këtë obligim.
Qeveria në mbledhjen e114-të miratoi Propozim- programin të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2019. Ky program është në përputhje me punën e Qeverisë për periudhën 2017-2020, si dhe në harmonizim me Metodologjinë e planifikimit strategjik dhe hartimin e Programit vjetor. Programi është në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike për vitin 2019 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë:
- Zhvillimi i ekonomisë, rritja e punësimit produktiv dhe ngritja e standardit jetësor të qytetarëve;
- Republika e Maqedonisë- anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian;
- Luftë me vendosmëri dhe joselektive me krimin e organizuar dhe korrupsionin;
- Fuqizim i së drejtës, nëpërmjet zbatimit të paanshëm dhe jodiskriminues të ligjeve, ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe sistemit funksional të vetëqeverisjes lokale;
- Reforma në arsim dhe investim në inovacione dhe teknologjinë informatike;
- Reforma në gjyqësi;
- Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimi i shtetit qytetar dhe kohezionit etnik, në bazë të parimeve të tolerancës ndaj njëri- tjetrit;
- Zvogëlimi i ndotjes së ajrit.
Sot Qeveria miratoi Informacionin për Programin vjetor për ndërtimin, rekonstruksionin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2019. Sipas këtij programim, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore këtë vit do të shpenzojë mjete për investime me vlerë të përgjithshme prej 13 miliardë denarësh, prej të cilave thuajse 3 miliardë janë mjete të vetë kompanisë.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria aprovoi Propozim- programin për investim në mjedisin jetësor për vitin 2019. Përveç programit për investime nga 130.8 miliardë denarë, për këtë program janë siguruar 98 milionë denarë. Një pjesë do të destinohet për përkrahje të masave dhe aktiviteteve për uljen e ndotjes së ajrit, me zbatimin e procedurës për furnizim publik. Pjesa tjetër e mjeteve do të ndahet në bazë të Konkursit publik që e shpall Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në përputhje me Ligjin për mjedisin jetësor, me kontraktimin e marrëveshjeve për ndarjen e mjeteve.
Sot ministrat e aprovuan Propozim- programin për sigurimin e mjeteve për kurim spitalor pa paguar participim për pensionistët dhe për sigurimin e mjeteve për shërbimet e specializuara konsultative dhe ato shëndetësore spitalore për shfrytëzuesit e të drejtës së asistencës sociale në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019. Sipas Programit, pensionistët do të cilët kanë pension më të ulët se 14.000 denarë janë të liruar nga participimi gjatë kurimit nëpër institucionet spitalore të shëndetit. Ndërkaq, shfrytëzuesit e të drejtës të asistencës sociale janë të liruar nga participimi për shërbimet e specializuara konsultative dhe ato shëndetësore spitalore në Republikën e Maqedonisë.
Njëri nga vendimet e mbledhjes së 114-të qeveritare është edhe Propozim- programi për transplantim në Republikën e Maqedonisë për vitin e ardhshëm. Qëllimi i këtij programi është të rritet numri i donorëve nga personi i vdekur, nëpërmjet lehtësimit të procedurës të organeve dhe indeve të transplantimit në interes të pacientëve, rritjen e numrit të transplantimit të organeve dhe indeve nga trupi i njeriut për shkaqe kurimi. Pastaj, programi do të krijojë sistem me të cilin do të garantohet qasje ligjore ndaj organeve dhe indeve, nëpërmjet formimit të listës së pritjes sipas llojit të organit të cilat do të bazohen në kritere transparente, objektive dhe mjekësore. Disa nga aktivitete e këtij programi do të orientohet edhe ndaj rritjes së vetëdijes së opinionit të gjerë për rëndësinë e transplantimit të organeve dhe indeve.
Nga fusha e shëndetësisë, sot Qeveria aprovoi edhe Propozim- programin për kurimin e sëmundjeve të rralla në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019. Programi do të mundësojë vazhdimësi të aktiviteteve, të cilat shteti i ndërmerr për furnizim të pajisjeve mjekësore për kurim dhe trajtim të pacientëve me sëmundje të rralla në Republikën e Maqedonisë dhe për këtë të sigurohen gjithsej 380 milionë denarë. Në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria aprovoi Informacionin për nevojë gjithëpërfshirëse të fëmijëve me aftësi të kufizuara të lehta në shkollat e rregullta të Republikës së Maqedonisë. Ndërkaq, Qeveria angazhoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të sjell sistem për përcjelljen e këtyre fëmijëve nga ekipet profesionale gjithëpërfshirëse në të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë, më së voni deri në mars të vitit 2019 dhe çdo tremujor ta informojë Qeverinë për zhvillimin e tyre. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Byroja për Zhvillim të Arsimit janë të obliguara që në afat prej 3 muajsh të hartojnë formular të unifikuar për procedurën e regjistrimit dhe çregjistrimit, si dhe përcjelljen e zhvillimit të fëmijëve në shkollat e specializuara fillore dhe të mesme të cilat do t’i përmbajnë të gjitha të dhënat e nevojshme për fëmijët dhe do ta informojnë Qeverinë për ndërmarrjen e aktiviteteve. Këto institucione, njëkohësisht janë të obliguara që deri në qershor të këtij viti, të përpilojnë Analizën për transferimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara të lehta nga shkollat me nevoja të posaçme në shkollat e rregullta me propozim për grupin/grupet të fëmijëve të cilët do të mund të transferohen në vitin shkollor 2019/2020.
Ministrat sot e aprovuan edhe Propozim- programin për monitorim të sigurisë së ushqimit në Republikën e Maqedonisë, për vitin 2019. Për këtë qëllim janë destinuar 7,9 milion denarë, kurse qëllimi i programit është të përcaktohet prania e koncetrimeve dhe kontaminimeve në ushqim, migrimi i substancave të caktuara nga materialet dhe prodhimet të cilët vijnë në kontakt me ushqimin, monitorimi i pranisë së mundshme të ushqimit GMO, kriteret mikrobiologjike dhe rreziqe të tjera në ushqim, si dhe evalvimi i ndikimit të tyre ndaj shëndetit të njeriut.