Osmani referoi për statusin e implementimit të Planit 18 para Ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në vend: Reformat do të bëhen - presim rezultate konkrete këtë vit

Zëvendëskryetari i Qeverisë, Bujar Osmani, sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, kishte brifing me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni para të cilëve e prezantoi statusin e implementimit të Planit 18.

“Arritëm të mbyllim gjitha çështjet e hapura politike, duke lënë hapësirë për implementim më të gjerë dhe më të thellë të procesit reformues” - theksoi Osmani në fillim të mbledhjes, duke referuar fillimisht për suksesin e implementimit të marrëveshjes së Prespës përmes miratimit të ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend.

Në vazhdim, Osmani iu referua aktiviteteve të realizuara të deritanishme të Planit 18 si dhe sfidave për implementimin e tij të mëtutjeshëm. “Kemi progres serioz praktikisht në të gjitha sferat e Planit 18: në gjyqësor, ku numër i madh ligjesh janë në fazën finale; reforma në shërbimet e sigurisë, ku sistemi i përgjimit tani më është i ndarë në mënyrë adekuate nga sistemi sigurisë dhe kundërzbulimit; ndërkaq progres ka edhe në aktivitetet e parapara me reformat në administratën publike” - theksoi Osmani, duke shprehur kënaqësi nga realizimi i Planit 18 në të gjitha sferat.

“Ditën e parë të punës këtë vit, u thirr Komiteti i Punës për Integrime Evropiane, ku struktura më e lartë udhëheqëse e gjithë administratës shtetërore referuan për reformat e Planit 18, dhe personalisht jam i kënaqur nga përkushtimi i tyre” - theksoi Osmani, duke dhënë bindje të fortë para ambasadorëve se Plani 18 do të jetë i implementuar në kohë, me qëllim që zbatimi i tij të shënohet në mënyre adekuate në Raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për vendin.

Në fund Osmani shprehu mirënjohje deri te ambasadorët e vendeve - anëtare të BE-së, për mbështetjen e tyre në procesin reformues, dhe në përgjithësi, integrimeve evropiane të vendit, duke shprehur shpresën se kjo mbështetje do të rezultojë edhe me rezultate konkrete këtë vit, që nga fillimi i negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.