Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të mbajë mbledhjen e rregullt të 115-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 115-të me radhë ku në rend dite do të jenë shumë pika nga Programi i saj i  punës dhe që janë në interes për qytetarët.

Me propozim të Agjencisë për Rini dhe Sport, Qeveria do të shqyrtojë,  Propozim-Programin për Zhvillimin e Sportit dhe Rinisë për vitin 2019, si dhe Propozim-Programin për shpërndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese për vitin 2019 për financimin e Federatave Sportive Nacionale dhe projekte të Agjencisë për Rini dhe Sport për zhvillimin e sportit në Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhjen e sotme Qeveria do të diskutojë për Programin Vjetor me plan Financiar për vitin 2019, të Drejtorisë për Zonat Teknologjike Industriale Zhvillimore, si dhe për Programin vjetor për funksionimin e Agjencisë për Planifikim Hapësinor për vitin 2019.

Në mbledhjen e Qeverisë Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit do të prezantojë Propozim-programin për promovimin dhe mbështetjen e turizmit për vitin 2019, ndërkaq Agjencia për Nxitjen dhe Zhvillimin e Bujqësisë do të prezantojë Planin financiar dhe vjetor për punë të Agjencisë për vitin 2019.

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë e RM-së, në rend dite është edhe informata për Projektin për vetëpunësim me kreditim, Projekti për kreditim të subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të punës, Projekti për vetëpunësim me kreditim të personave të rinj deri në moshën 29 vjeçare dhe Projekti për kreditim të subjekteve juridike për hapjen e vende të reja të punës për persona të rinj deri në  moshën 29 vjeçare me Propozim Vendim për ndryshim të Vendimit  për formimin e Këshillit Drejtues të projektit – Vetëpunësim me kreditim dhe projektin- Kreditim të subjekteve juridike (mikro dhe ndërmarrje të vogla) për hapjen e vendeve të reja të punës, në Agjencinë për Punësim në Republikën e Maqedonisë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në këtë mbledhje do të prezantoj Programin Vjetor për rruajtjen e ambientit  për vitin 2019, Propozim-Programin për përimisimin e ambientit jetësor për vitin 2019 dhe Programi Vjetor për financimin e përgatitjes të Planit Hapësinor në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.

Në këtë mbledhje Qeveria do të diskutoj edhe për Propozim-Programin për konkurrencën, inovacionet dhe ndërmarrësin për vitin 2019, të Ministrisë së Ekonomisë si dhe informacionin në lidhje me sjelljen e Programit për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe nxitjen efikase të energjisë në amvisëri për vitin 2019, me Propozim-Programin dhe Propozim-Program për zhvillimin e turizmit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.

Në mbledhjen e sotshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë do të prezantojnë Propozim-ligjin për Qasjen e Lirë deri tek informacionet me karakter publik.