Zëvendëskryeministrat, Sheqerinska dhe Osmani dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Dimitrov: Kemi zgjedhur problemin më të madh të politikës së jashtme dhe e kemi përmbyllur shtetësinë tonë, Maqedonia është tërhequr nga izolimi

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp në të cilën fjalim mbajtën zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Më pak se një vit kemi bërë lëvizje që ofron mundësi për Maqedoninë dhe qytetarët tanë, kemi bërë ndryshime  të cilat i ka vërejtur e gjithë bota.  Viti i kaluar nuk ishte i lehtë, por bëmë një trimëri dhe siguruam vendin e Maqedonisë në tryezën e NATO-s,” tha zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shprehu kënaqësi për suksesin e votimit mbi ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

 

 

“Anëtarësimi në NATO është garanci më e fuqishme për stabilitet, siguri, për mos ndryshim të kufijve, për ruajtjen e integritetit territorial, por në të njëjtën kohë jep garanci për të gjithë investitorët e huaj dhe të vendit dhe është politikë reale si në Maqedoni të krijojmë më shumë vende pune  më të paguara”, u shpreh Sheqerinska dhe njoftoi se nga sot i gjithë fokusi i Qeverisë do të orientohet drejt reformave të brendshme, parimit të sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, rritjes ekonomike dhe rritjes së sigurisë sociale.

“Kemi treguar se kur do të përqendrohemi në një çështje dhe kur jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë dhe të sigurojmë një shans  për shtetin, shumë shpejt arritëm të japim rezultate. Tani me të njëjtin fokus, energji dhe koncentrim do të përqendrohemi  në këtë agjendë të brendshme me rëndësi, e cila do të thotë jetë më të mirë dhe më shumë shanse veçanërisht për të rinjtë. Pas 12 vitesh ngecje të shkaktuar nga garniturat e mëparshme, këto reforma kërkojnë kohë dhe përpjekje, për shkak se nuk flasim vetëm për reforma, por kemi nevojë në disa fusha që punët të ndryshohen nga rrënja. Të shkatërrosh diçka nuk të duhet as mendje, as kohë, as njohuri, por që të krijosh diçka nga fillimi të duhet njohuri, përvojë, guxim, kohë dhe durim. Me hapin e fundit, Maqedonia hapi dyert  edhe për anëtarësim  në NATO dhe fillimin e negociatave për BE. Sot është momenti i duhur për t’iu dhënë mirënjohje të gjithë atyre të cilët e kanë arritur këtë sukses dhe ndihmuan që Maqedonia të bëjë këtë trimëri - qytetarët e RM-së, sidomos deputetët në Kuvend të cilët në të vërtetë interesat e shtetit i vendosën në rend të parë,”

Në pjesën e mbrojtjes, Shekerinska theksoi se me pasqyrën strategjike të mbrojtjes dhe reformat në Armatë dhe në mbrojtje, tani më kemi dëshmuar  se atë që e paralajmëruam realizohet, ndërsa  në  periudhën e ardhëshme fokusi do të përqendrohet në modernizimin e Armatës, në sigurimin e personelit tonë ushtarak të cilët do ta zënë vendin e tyre në Aleancë.

“Lajmet e mira për Maqedoninë kanë ndikuar edhe tek aleatët tanë. Presim që  nga ana jonë edhe nga ana e aleatëve me të vërtetë një agjendë të shpejtë ambicioze për aderimin tonë drejt Aleancës. Kur aleatët do të shohin vendosmërinë dhe guximin tuaj, që fjalën e respektoni dhe se atë që do ta njoftoni edhe do ta realizoni edhe ata bëhen më ambicioz. Prandaj si Qeveri dhe si Ministri tani më jemi të përgatitur me cilat kapacitete  ulemi në tryezën me forcat aleate. Në atë tryezë çdo votë numërohet, në atë tryezë vendi ynë do të vendosë së bashkë me forcat më të fuqishme ushtarake të botës, si  aleate, si anëtare dhe një nga të tridhjetët”, theksoi ministrja dhe rikujtoi simbolikën e vitit 2019 - vit në të cilin NATO feston ditëlindjen e 70-të dhe Maqedonia ulet në tryezë me aleatët.  

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në fjalimin e tij, theksoi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

 

 

“Kemi arritur sukses historik. Ne të gjithë së bashku, politikanët, deputetët, institucionet, ju mediat, qytetarët, maqedonasit dhe shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllahët, dhe boshnjakët dhe të gjithë ata që e ndjejnë këtë vend si të tyre, të cilët ia duan progresin dhe përparimin, të gjithë ata që duan të ardhme  të qëndrueshme dhe të sigurt për fëmijët e tyre” theksoi Osmani në fillim të  fjalimit të tij, duke treguar për sigurinë e së ardhmes euroatlantike të vendit pas votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe implementimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Suksesi i Maqedonisë dhe i Greqisë për të mbyllur çështjet e pazgjidhura, suksesi i Marrëveshjes së Prespës, është nxitje, paraqet shembull edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për atë si ndërtohen raportet e mira me fqinjët, se si përmes kompromiseve, përmes bisedimeve dhe qasjes pozitive mbyllen cështjet e hapura” tha Osmani duke dërguar porosi edhe  fqinjëve Kosovës dhe Serbisë, që t’i hapin dhe zgjerojnë pikëpamjet e tyre dhe të krijojnë mundësi për kompromis politik, për të cilën theksoi se do të paraqet sukses për të gjithë rajonin.

Në fund Osmani bëri thirrje për ndërtimin e unitetit për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të vendit deri te të gjithë elitat politike dhe shoqërore.

“Pajtimi i jashtëm, integrimi i jashtëm, nuk do të jetë i tërësishëm pa siguruar edhe integrim të brendshëm, pa dhënë shans edhe për pajtim të brendshëm; pa ndërtim të unitetit politik dhe shoqëror për ardhmërinë e vendit tonë, i cili do të sigurojë ardhmëri evropiane dhe euroatlantike për Republikën e Maqedonisë së Veriut!”, theksoi Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij u përqendrua në tre pikat kryesore, thelbin e zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar të jashtëm-politik, domosdoshmërinë e zgjidhjes së saj për shtetin tonë dhe për rëndësinë e aspiratave tona për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropiane dhe çfarë politike të jashtme manifestojmë përmes këtij procesi.

 

 

Ai rikujtoi se në vitin 1993 kur hymë në Kombet e Bashkuara morëm për obligim nga Këshilli për siguri ta tejkalojmë dallimin rreth emrit me Republikën e Greqisë  dhe në këtë aspekt ministri Dimitrov, theksoi se e zgjodhëm problemin më të madh politik të jashtëm që na e mbyllte derën për progres dhe na tërhiqte prapa.

“E zgjodhëm problemin më të madh politik i cili, si gurë na rëndonte mbi supet, që nga fillimi i pavarësisë sonë. I hapëm dyert drejt një të ardhmeje, e morëm përgjegjësinë, e përmbyllëm shtetësinë tonë, e mbrojtëm identitetin dhe siguruam ardhmërinë për gjeneratat tona të ardhshme”, theksoi ministri Nikolla Dimitrov dhe pohoi se tani është koha që ta zëmë trenin për BE dhe t’i përshtatemi kontekstit të rajonit, Evropë dhe botë.

“Arritën të dëshmojmë se në pjesën tonë të Evropës Juglindore mund të zbatojmë vlera evropiane në vepër. Të punojmë për mirëbesim, të punojmë për mirëkuptim, të punojmë për t’i përfunduar problemet shumëvjeçare, t’i zgjidhim dhe ajo praktikisht do të thotë se ashtu edhe erdhi Bashkësia Evropiane dhe prandaj në të gjitha urimet thuhet se ajo që kemi arritur është frymëzim për të gjithë në BE. Nga fqinjët kemi bërë miq dhe aleatë”, theksoi ministri Dimitrov.