Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 116-të

Sot, mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të hapet me prezantimin e prioriteteve të Rumanisë, gjatë kohës së kryesimit të saj me Këshillin e Evropës dhe ta mbajë ambasadori i saj në Republikën e Maqedonisë, Viorel Stanila.

Mbledhja e Qeverisë së RM-së do të vazhdojë me punën e saj në më shumë pika nga agjenda e Programit të punës dhe me interes për qytetarët, siç është sjellja e vendimit për Informacionin për nevojën e sigurimit të mjeteve financiare për realizimin e projektit “Ndërtimi i hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Republikën e Greqisë”, të cilin do ta prezantojë Ndërmarrja Publike Infrastruktura Hekurudhore e Maqedonisë.

Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, në këtë mbledhje Qeverisë do të prezantojë Programin e saj të punës dhe Planin financiar për vitin 2019, kurse me propozim të Agjencisë për të Rinjtë dhe Sport, Qeveria do të shqyrtojë Propozim-programin për ndërtimin dhe rekonstruksionin e objekte e sportive për këtë vit.

Në mbledhjen sotme qeveritare do të debatohet edhe për Informacionin e Programit për reformat ekonomike 2019-2021, të Ministrisë së Financave. 

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së RM-së do të propozojë miratimin e Propozim- programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, kurse me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në mbledhjen e Qeverisë do të jetë edhe Propozim-programi vjetor për mbrojtje të natyrës për vitin 2019, dhe Informacioni për përkrahje të nismës për shpalljen zonë e mbrojtur të Malit Jabllanica.

Mbledhja e Qeverisë së RM-së, në të cilën do të shqyrtohen më shumë propozime dhe informacione, është caktuar me fillim në ora 13:00.