Përmbajtja e tërësishme e Ligjit për përdorimin e gjuhëve u dërgua deri te Komisioni i Venedikut, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në përputhje me vendimin saj të miratuar më parë, e dërgoi përmbajtjen e tërësishme të Ligjit për përdorimin e gjuhëve për mendim deri te Komisioni i Venedikut, bashkë me tekstin alternativ të nenit 8*, i cili nuk është pjesë përbërëse e Ligjit, nga shkaku se u parashtrua pyetja për harmonizimin e tij me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Alternativa e nenit 8 e Ligjit për përdorimin e gjuhëve thotë:

(1) Bankënotat dhe monedhat, letrat me vlerë, pullat postare, fletëpagesat, raportet fiskale të lëshuara nga institucionet e nenit 1 paragrafi (3) dhe nenit 2 paragrafi (3) të këtij ligji, faturat e institucioneve të nenit 1 paragrafi (3) dhe nenit 2 paragrafi (3) të këtij ligji, banderolat, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

(2) Bankënotat dhe monedhat, si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

(3) Uniformat e policisë; mbrojtjes; zjarrfikësve; shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat ku së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

Në letrën, që në bashkëngjitje i është dërguar Kryetarit të Komisionit të Venedikut, Xhani Bukiçio, theksohet se, si më parë mendimet e Komisionit të Venedikut për legjislacionin në vend paraqesin mbështetje të rëndësishme për reformat në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i së cilës është vendosja e standardeve më të larta evropiane, veçanërisht se Ligji për përdorimin e gjuhëve rregullon çështje të rëndësishme në drejtim të realizimit të përcaktimeve të programeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për krijimin e një shoqërie për të gjithë.

Në letrën e Komisionit të Venedikut thuhet se duke dërguar Ligjin dhe alternativën e nenit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e pret mendimin sipas të njëjtëve nga aspekti i harmonizimit të tyre me standardet evropiane dhe me parimin e sundimit të së drejtës.

Në letër shtohet se Ligji për përdorimin e gjuhëve del nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit e cila është e implementuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe një nga qëllimet e Ligjit është krijimi i kornizës juridike të harmonizuar në të cilën dispozitat ligjore nuk do ta cenojnë kushtetutshmërinë e Republikës së Maqedonisë, as standardet evropiane dhe e cila gjithashtu do të paraqet bazë të mirë fillestare për procesin e implementimit të tij.


*Neni 8, në tekstin e miratuar të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 14 janar 2019 thotë:

(1) Bankënotat dhe monedhat, si dhe pullat postare, do të përmbajnë simbole që e paraqesin trashëgiminë kulturore të qytetarëve që e flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

(2) Pullat postare, fletëpagesat, raporte fiskale të lëshuara nga institucionet e nenit 1 paragrafi (3) dhe nenit 2 paragrafi (3) të këtij ligji, faturat e institucioneve të nenit 1 paragrafi (3) dhe nenit 2 paragrafi (3) të këtij ligji, banderolat, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, dhe në gjuhën të cilin e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

(3) Uniformat e policisë, zjarrfikësve, shëndetësisë në Shkup dhe komunat në të cilat jetojnë së paku 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.