Takim i Kryeministrit Zaev me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Loringhoven: Mbështetja nga NATO për hapat përfundimtare për anëtarësim dhe shpresë se Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtari i 30 i Aleancës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, për zbulim dhe siguri Arndt Loringhoven.

Në takim është përcjell mbështetja e të gjitha vendeve të NATO-së, Kryeministrit Zaev, Qeverisë dhe shtetit tonë, në hapat përfundimtar për anëtarësim në NATO, me shpresë se Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e 30-të e Aleancës. Është konstatuar se zhvillimet pozitive në vend janë një lajm i mirë edhe për botën. Gjithashtu, është dhënë mbështetje në drejtim të reformave dhe legjislacionit ligjor që është duke u sjell në pjesën e profesionalizmit dhe efikasitetit të shërbimeve të sigurisë.

“Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do të ketë një ndikim pozitiv për vendin tonë, por edhe në të gjithë rajonin, sepse sjell stabilitet. Do të ndikoj gjithashtu në zhvillimin e ekonomisë, për shkak se investitorët kryesisht nisen nga stabiliteti kur vendosin se ku do të investojnë. Tani jemi në kontakte serioze me ndërmarrje botërore të mirënjohura të cilat janë të interesuara për të investuar në rajon dhe kemi sinjale pozitive që në Republikën e Maqedonisë shohin mundësi serioze potenciale për shkak të perspektivave të hapura të NATO-së,” u shprehë kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, theksoi se reformat në shërbimet e sigurisë bëhen nëpërmjet procesit gjithëpërfshirës në shtet por edhe sipas modeleve nga vendet anëtare të NATO-së. Ai njoftoi se edhe në hapat e ardhshme, Qeveria do të bashkëpunoj ngushtë me vendet e NATO-së në lidhje me përfundimin e profesionalizimit të sektorit të sigurisë, sepse qëllimi i Republikës së Maqedonisë është të jetë partner shembull në NATO.

Përfaqësuesi i lartë i NATO-së, Loringhoven, shprehu falënderimin për kontributin e shtetit tonë në misionet paqeruajtëse dhe rritjen e trupave të ARM-së në misionet e Afganistanit. Kryeministri Zaev njoftoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj dhe trendi i pjesëmarrjes së pjesëtarëve të ARM-së në misionet paqeruajtëse dhe lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore për Armatën për shkak se qëllimi i Qeverisë është që ushtarët e Republikës së Maqedonisë të jenë në nivel dinjitoz me homologët e tyre nga vendet e NATO-së, në misione.

Në takim është biseduar në mënyrë më konkrete për situatën aktuale të sigurisë në shtet dhe rajon. Kryeministri Zaev, shprehu mirënjohjen deri tek përfaqësuesit e NATO-së për takimin e sotëm, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së dhe nga vendet anëtare për Republikën e Maqedonisë të cilët i vlerësoj si inkurajim të rëndësishëm për institucionet, sistemin e drejtësisë, administratën, mediat, qytetarët, se shteti po lëviz në drejtim të duhur.