Shfrytëzim i lartë prej 95 për qind i Planit Operativ për punësim 2018, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve janë të rinj

Plani operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbim në tregun e punës për vitin 2018 ka realizim të lartë prej 95 për qind. Me të cilin janë përfshirë 6374 persona, nga të cilët 3359 ose 53 për qind ishin të rinj deri në moshën 29 vjeçare.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, si më të rëndësishme e potencoi kyçjen e grave në programet aktive dhe masat që çojnë në uljen e papunësisë dhe rritjen punësimit.

“Plani operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2018 paraqet shembull të shkëlqyeshëm për barazinë gjinore, rreth 54 për qind, gjegjësisht 3456 persona nga pjesëmarrësit në programet aktive dhe masat për punësim ishin gra, që për ne paraqet sukses të veçantë dhe kontribut të madh për përfshirje më të mëdhe të gruas në tregun e punës”, tha Carovska.

Interesi për pjesëmarrje në masat aktive dhe programet për punësim ishte i madh edhe nga ana e personave të papunë edhe nga ana e punëdhënësve, veçanërisht për programet dhe masat të cilët shpien drejt punësimit, theksoi drejtoresha e Agjencisë për Punësim në Republikën e Maqedonisë, Biljana Jovanovska.

“Me anë të pjesëmarrjes në Programin Vetëpunësimi, biznes personal hapën 1191 persona, masa Subvencionim i pagave mundësoi të punësohen 759 persona, ndërsa përmes pjesëmarrjes në masën Punësimi dhe rritje e subjekteve juridike, u punësuan 347 persona. Në kuadër të zbatimit të Ligjit për Punësim të personave me aftësi të veçanta u ndanë mjete financiare me të cilat nxitet punësimi i personave me aftësi të veçanta, me çka u ndanë mjete për punësimin e 209 personave”, theksoi Jovanovska.

Interes të madh kishte edhe për trajnimet për përvetësimin e aftësive që kërkohen në tregun e punës, të destinuara për kualifikim të mëtejshëm të personave të papunë. Një nga programet më të kërkuara ishte “Praktika” në të cilën u kyçën 1263 persona të papunë deri në moshën 34 vjeçare. Rezultate të shkëlqyeshme gjithashtu tregoi edhe Programi Punë e dobishme - Komunale në të cilën morën pjesë 703 persona, të cilët siguronin shërbime sociale në 56 komuna në shtet, më shumti si ndihmës arsimor dhe asistent personal.

Në drejtim të zvogëlimit të papunësisë së të rinjve, në vitin 2018 filloi implementimi i masës pilot Garanci për të rinjtë. Në vitet e kaluara në Garanci për të rinjtë u kyçën 5266 persona (2694 gra) prej të cilëve 1839 persona ose 35 për qind u punësuan në periudhën prej 4 muajsh pas evidentimit të tyre si persona të papunë në Agjenci.

Bartës i Planit Operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbim në tregun e punës 2018 është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe zbatues është Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë. Për realizimin e saj janë shpenzuar 975 240 683 00 denarë.