Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë Angjushev në debatin” Ekonomi e fuqishme- shansë për të gjithë” me qytetarët dhe kompanitë e Velesit

Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në periudhën në vijim do të fillojë me realizimin e një varg të tribunave me qytetarët dhe aktivitete ”Ekenomi e fuqishme-shansë për të gjithë”, nëpërmjet të cilave në debat të hapur me qytetarët do të diskutohen të arriturat ekononomike dhe politike, si dhe sfidat dhe perspektivat që hapen për zhvillim ekonomik të vendit me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Për këtë qëllim nesër (e shtunë, 26.01.2019) në sallën e madhe të Komunës së Velesit në orën 11:00, do të mbahet tribuna e parë e këtij vargu të aktiviteteve në të cilën qytetarët dhe përfaqësuesit e kompanive të Velesit do të debatojnë me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëkryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë, Koço Angjushev.

Tribunat me qytetarët “Ekonomi e fortë–shansë për të gjithë“ janë të hapura për mediat dhe për pjesëmarrje të qytetarëve.