Në mbledhjen e saj të rregullt të 117-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ndër të tjera, do të marrë vendim lidhur me Programin e Punës dhe Planin Financiar të Agjencisë së Energjetikës të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.
Me propozim të Agjencisë për Rini dhe Sport, në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe Propozim-programi për ndërtim dhe rindërtim të objekteve sportive për vitin 2019, si dhe Informacioni për mundësinë e sigurimit të ndihmës teknike nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë për vlerësimin dhe përcaktimin e nevojave për rindërtim të konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë, që në këtë mbledhje të Qeverisë do të prezantohen nga Ministria e Financave.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet edhe Informacioni në lidhje me ndryshimin e Ligjit për shoqatat tregtare për shkak të harmonizimit shtesë me legjislacionin më të ri të Bashkimit Evropian për bashkimin ndërkufitar me shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, në përputhje me Rekomandimin e Raportit të Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë nga viti 2018.
Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të deklarohet dhe pas Informacionit për projekt për “Përpilim të dokumentacionit për rrugë të biçikletave në qytete të zgjedhura në Maqedoni”.
Ministria e Punëve të Brendshme në këtë mbledhje propozon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të iniciojë procedurë për negociata për lidhjen e Kontratës ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Maqedonisë në luftën kundër krimit.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria do t’i shqyrtojë Propozim-programin për ndryshim dhe plotësim të Programit për transplantim Republikën e Maqedonisë për vitin 2019, si dhe Informacionin për fillim të procedurës për dhënien e kontratës për partneritet privat publik për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e Klinikës Nënë Tereza Shkup.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në këtë mbledhje do të prezantohet edhe Informacioni me Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Këshillit Britanik dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë (për Programin "Shkollat e shekullit 21 në Ballkanin Perëndimor"), si dhe Informacioni për progresin dhe realizimin e projektit - Përmirësimi i cilësisë së të dhënave në sistemet e institucioneve shtetërore me propozim të Ministrisë së Shoqërisë së Informatike dhe Administratës.
Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për këtë mbledhje e propozon pikën Informacion me Raport vjetor për punën e Organit Kombëtar Koordinues për implementimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e personave me aftësi të veçanta për vitin 2018.
Mbledhja e 117-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në të cilën do të përfshihen disa pika të tjera nga Programi i Punës për vitin 2019 dhe me interes të qytetarëve, pritet të fillojë në orën 12:00.