Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhjen e saj të rregullt të 117-të, në të cilën, në përputhje me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, anëtarët e Qeverisë pjesëtarë të komunitetit shqiptar, si komunitet prej më shumë se 20 përqind e qytetarëve të vendit tonë, diskutuan në gjuhën e tyre amtare.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev theksoi se zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në mbledhjet e Qeverisë, pushteti ekzekutiv, përveç se lejon të drejtën ligjore, njëkohësisht jep shembull se përdorimi i gjuhëve të bashkësive, ku kjo është e rregulluar me ligj, është e drejtë qytetërimi dhe konfirmim që vendi ynë jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në praktikë i siguron të drejtat e të gjitha bashkësive.
Ndër pikat e para të rendit të ditës, Qeveria e shqyrtoi Informatën për zbatimin e Marrëveshjes përfundimtare për të zgjidhur dallimet e përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për krijimin e partneritetit strategjik mes palëve, gjegjësisht Marrëveshjes së Prespës.
Me vendimet në lidhje me implementimin e dispozitave të Marrëveshjes së Prespës parashikohen sërë masash dhe aktivitetesh që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si dhe të gjitha organet e tjera të administratës shtetërore dhe të gjitha institucionet shtetërore, që dalin nga amendamentet e miratuara të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe që do të hyjnë në fuqi 7 ditë pas hyrjes në fuqi, përkatësisht menjëherë pas ratifikimit të Protokollit për aderimin e vendit tonë në NATO nga ana e Republikës së Greqisë dhe të cilat e rregullojnë përdorimin e emrit të ri kushtetues në përputhje me amendamentet.
Në përputhje me këto konkluzione, ministritë kompetente, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit në afatin e caktuar pas hyrjes në fuqi të amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë do të duhet të ndryshojnë tabelat në pikat kufitare dhe në kufirin shtetëror të vendit tonë, në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, si dhe në hyrjet e institucioneve.
Për të njëjtën procedurë, rekomandime të duhura do të marrin edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërsa sektorët dhe shërbimet për marrëdhënie me publikun të institucioneve shtetërore dhe publike marrin udhëzime për përdorimin e emrit kushtetues në përputhje me amendamentet e miratuara.
Një nga vendimet e kësaj pike është edhe obligimi që organet shtetërore të formojnë grupe pune për të përcaktuar masat dhe aktivitetet e mëtejshme për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa Sekretariati i Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori për detyrë të formojë Grup ndërministror i cili do të duhet të përpilojë një Plan gjithëpërfshirës kombëtar të veprimit për masat dhe aktivitetet e mëtejshme për përmbushjen e obligimeve të Republikës së Maqedonisë që dalin nga Marrëveshja me Greqinë.
Si plotësim i kësaj pike, në mbledhje u propozuan dhe u pranuan që këto obligime për zbatimin e dispozitave të Prespës të harmonizohen edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Në mbledhjen e sotme ministrat e shqyrtuan dhe e miratuan Agjendën legjislative të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën janar-qershor të këtij viti, të përcaktuar në përputhje me Programin për punë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 dhe solli vendim që prioritetet ligjore të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në këtë mbledhje, me propozim të Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial, Qeveria ka marrë vendim për dhënien e pëlqimit të Marrëveshjes për qira afatgjate të tokës ndërtimore me Shoqatën për tregti dhe shërbime Mallhotra Kejblls Evropa Limited SHPKNJ Shkup, si investim i fundit i 17-të i huaj nga fillimi i punës së përbërjes aktuale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e shqyrtoi Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore, sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, për lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor me mbështetje për përpilimin, zhvillimin dhe zbatimin e Vendimit kombëtar njësportelësh, modernizim të doganave dhe institucioneve të tjera të cilat marrin pjesë në menaxhimin me kufijtë, për të përmirësuar koordinimin e tyre ndërinstitucional dhe për të zvogëluar kohën e nevojshme për të pritur mallrat.
Me mjetet nga kjo hua do të sigurohet mbështetje për zhvillimin e Sistemit të Transportit Inteligjent STI në një pjesë të Korridorit 10, si dhe mbështetje nëpërmjet Njësisë për zbatimin e projektit, që do të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Qeverisa, sot e miratoi Programin për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019, me qëllim që të realizohen politikat për zhvillim rural, që kanë të bëjnë me mbështetjen e investimeve në sektorin bujqësor, ekonominë e ujërave dhe infrastrukturën publike dhe përmirësimin e jetës në mjediset rurale, sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm të ushqimit cilësor, rritjen e aftësisë së konkurrencës në bujqësi, sigurimin e nivelit të të ardhurave të qëndrueshme të ekonomisë bujqësore dhe masa të tjera për veprimtarinë bujqësore dhe për zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale.
Ministria e Shëndetësisë propozoi, dhe Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Propozim - ligjin për ndërprerje të shtatzënisë. Me Propozim - ligjin e ri nuk do të ketë nevojë që gratë të presin tre ditë pas këshillimit të kryhet intervenimi, nuk do të ketë nevojë të sqarojnë se pse duan ta ndërpresin shtatzëninë dhe askush tjetër nuk do të vendos për ndërprerjen e shtatzënisë. E drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është vetëm zgjedhja e saj. Me ndryshimet e Propozim-ligjit, realizohet e drejta e gruas për ndërprerje të sigurt të shtatzënisë dhe heqja e procedurave - barrierave administrative ekzistuese të cilat e zvarritin zbatimin e procedurës për ndërprerje të shtatzënisë. Ligji i ri parasheh që ndërprerja e shtatzënisë të mund të bëhet deri në përfundimin e javës së dymbëdhjetë të ngjizjes me pëlqimin me shkrim nga ana e gruas shtatzënë. Nëse gruaja shtatzënë është e mitur ose i është marrë aftësia për biznes, ndërprerja shtatzënisë mund të kryhet me anë të pëlqimit me shkrim nga prindi, përkatësisht kujdestari i gruas shtatzënë. Para intervenimit për ndërprerje të shtatzënisë mjeku është i detyruar ta informojë gruan për procedurën për ndërprerje të shtatzënisë, çka mund të pritet gjatë kohës së ndërprerjes së shtatzënisë dhe pas mbarimit të procedurës, për metodat e kontracepsionit para dhe pas zbatimit të ndërprerjes së shtatzënisë në mënyrë të kuptueshme për gruan, që të mund të sjell vendim dhe të jep deklaratë për pëlqim.Ky ligj i jep gruas të drejtë përkatëse që të vendos për ndërprerje të shtatzënisë deri në javën e 22-të të ngjizjes, dhe jo deri në javën e 12-të, ashtu si është tani.
Në këtë mbledhje të saj, Qeveria e Republikës Maqedonisë e shqyrtoi Informacionin për mundësinë e sigurimit të ndihmës teknike nga Qeveria e Republikës së Federale të Gjermanisë për vlerësim dhe përcaktim të nevojave për rindërtim të konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë dhe e obligo Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të përgatitë rang listë të konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë sipas përparësisë për investim.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për projektin “Përpunim i dokumentacionit të projektit për rrugë për biçikleta në qytete të zgjedhura në Maqedoni”, si masë konkrete në fushën e transportit të gjelbër dhe urban dhe e obligoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në afat prej 3 ditësh të sjell plan për ndryshimin e planit për furnizime 2014-2020 për projekte që financohen nëpërmjet instrumentit IPA 2 të Bashkimit Evropian për operim të këtij projekti i cili së pari do t’i përfshijë qytetet Shkup, Tetovë, Shtip, dhe Ohër.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Propozimin për ngritje të procedurës për udhëheqje të negociatave për lidhje të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim në luftën kundër krimit.
Qeveria në seancën e fundit obligoi Ministrinë e Kulturës, të zbatojë procedurë për shndërrimin e Objektit me përbërje skulpturore (përmendorja e Nënë Terezës), në pajtim me dedikimet e mundshme të parashikuara në dokumentacionin e planit urbanistik për parcelën e planifikuar dhe të shpallet konkurs publik për zgjidhje ideore për shndërrimin e objektit dhe për rezultatet e aktiviteteve të zbatuara ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në afat prej 5-së muajsh.