Kryeministri Zaev në seancën për pyetje të deputetëve: Vijon investim i huaj në Ohër, ka dy investitorë të interesuar për Eurokompozit, Maqedoninë e pret ambient pozitiv, me mijëra qytetarë do të gjejnë punë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve, njoftoi për investimin e ri kanadez në Ohër, risi për kombinatin “Eurokompozit”, për të cilin ka dy investitor të huaj të interesuara, për 100 investitorë të cilët janë para vendimeve për investime në Maqedoni, ku edhe pritet ulja e papunësisë në  vend.

- Republikës së Maqedonisë i paraprinë ambient pozitiv, me mijëra qytetarë do të gjejnë punë në Maqedoni dhe shpresojë se do të kemi zvogëlim drastik të papunësisë, tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev njoftoi për një perspektivë të mirë të punës për një kohë shumë të shpejt në Fabrikën “Eurokompozit”.

-Risia e “Eurokompozit” në raport prej më herët është që ka oferta, tha kryeministri Zaev.

- Ai shtoi se është  çështje ditësh ose muajsh në sjelljen e vendimeve”.

-Me transparencë dua të them, se ka ofertë nga një kompani turke dhe një kompani serbe, të dyja gëzojnë besueshmërinë dhe punojnë me armë, kompani të njohura ndërkombëtare, të integruara botërisht dhe besoj se me këtë do të ofrojnë të ardhme. Jam i bindur se do të kemi transformim të suksesshëm të “Eurokompozit Prilep”, që të mundet punëtorët të cilët punojnë të kenë të ardhmen e tyre deri në pensionimin e tyre, por gjithsesi edhe kombinati të punojë suksesshëm dhe të prodhojë prodhime cilësore, të cilët kërkohen në treg, deklaroi kryeministri Zaev.

Ai theksoi se Qeveria fillimisht është orientuar drejt zgjidhjeve për të punësuarit.

 -Ofertat që kërkojmë janë që të mbulohen të gjitha kontributet e mbetura, të gjitha pagat e pashlyera si dhe të paguhen kreditorët. Fokusi ynë i parë janë të punësuarit dhe kërkesat e tyre. Nëse marrim ofertë që do të mbulojë kryesisht kërkesat e punëtorëve, pagat, kontributet në bazë të pagës, do të pranojmë ofertat, tha kryeministri Zaev, i cili shprehu vlerësimin se mund të realizohet edhe marrëveshje me palët e interesuara.

Ai njoftoi se Qeveria ka edhe zgjidhje alternative.

-Shteti ka edhe alternativa të tjera,të ndajë 3 milionë euro dhe të paguaj të gjitha obligimet dhe të vendos menaxhim të mirë me integrim ndërkombëtar dhe është i përkushtuar në këtë fushë, që të vazhdojë puna e “Eurokompozit”

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, tha se këtë problem që ka trashëguar me “Eurokompozit” Qeveria do ta zgjidh përgjithmonë problemin, ndërkaq më shumë se njëqind ish të punësuar janë të mbuluar me Ligjin për falimentim, mirëpo fokusi i Qeverisë është që “Eurokompozit” të punojë me pajisje bashkëkohore, me çka shprehu bindjen se Kombinati ka kapacitet për plasman dhe për MPB-në dhe MM-në dhe për perspektivat në korniza rajonale.

 


 

Одговор на пратеничко прашање 1

 

 

Одговор на пратеничко прашање 2