Kryeministri Zaev në tribunën "Ekonomia e fuqishme - mundësi për të gjithë" në Ohër njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka bërë përparim në negociatat me EVN dhe ELEM për shlyerjen e borxheve të energjisë elektrike që janë bërë deri në vitin 2006 për 200.000 qytetarë e familje të cilët janë të zhytur në labirint me probleme nga përmbaruesit dhe llogari të bllokuara.
“E shohim situatën për borxhe të vjetra të energjisë elektrike deri në vitin 2006 për 200.000 familje dhe qytetarë të cilët janë të zhytur në labirinte të tilla të përmbaruesve dhe llogarive të bllokuara. Këto ditë jemi në bisedime të thella, sot do të mund lirisht ta kumtoj vullnetin, kur në mënyrë juridiko-formale do të nënshkruajmë kontratën publikisht. Por, vullneti i Qeverisë për ndërmarrjen e veprimeve të saj është i shënuar, edhe nga ELEM si partner për prodhimin e energjisë elektrike është i konfirmuar si dhe vullneti i EVN-së si kompani private është gjithashtu i konfirmuar. Qëllimi është të shlyejmë borxh të qytetarëve prej 110 milion euro. Këto janë shuma të mëdha parash dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët. Të gjitha masat që po i zbatojmë janë në drejtim të cilës do mënyrë për të futur para te qytetarët”, theksoi Kryeministri Zaev para një numri të madh të qytetarëve të Ohrit që ishin të pranishëm në tribunë.