Kryeministri Zoran Zaev, në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ka dërguar urime drejt regjisorëve të filmit dokumentar me metrazh të gjatë “Medena Zemja”- (Tokë Mjalti), Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska dhe deri tek gjithë ekipi që punoi në këtë realizim filmik mjeshtëror, që triumfoi me çmim në tri kategori në festivalin prestigjioz të filmit Sandens (Sundance), që mbahet në Park City, Utah në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
“Suksesin që e ka arritur filmi i dokumentar i metrazhit të gjatë, “Medena Zemja” - ( Toka Mjalti) në tre kategori për film dokumentar më të mirë, për kinematografi më të mirë dhe mirënjohje të veçantë nga juria për ndikim për ndryshim, paraqet afirmim dhe promovim të madh për vendin dhe kulturën tonë.
Dërgojë urime të sinqerta për suksesin e arritur ku besoj se në të ardhmen do të jetë motiv dhe inspirim më i madh për krijimin e veprave të reja filmike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për film do të vazhdojnë të mbështesin projekte filmike kualitative dhe punonjës të rinj autentik të filmit me qëllim që kultura jonë të marr afirmimin e saj me pjesëmarrje e sa më shumë të filmave maqedonas, në festivale botërore prestigjioze filmike,” theksoi kryeministri Zaev në urimin dërguar gjithë ekipit i cili punoi në filmin “Medena Zemja”-(Toka Mjalti), i cila në konkurrencë të 11 filmave dokumentarë morri çmim në tre kategori në festivalin botëror prestigjioz Sandens.
Në arritjen e madhe të filmit dokumentar “Medena Zemja”-(Tokë Mjalti), për promovimin e vendit dhe kulturës tonë, ndërlidhen edhe arritjet e mëdha të filmit, “Zoti ekziston emrin e ka Petrunija” të regjisores Teona Strugar Mitevska, i cili është filmi i parë maqedonas që hyrë në garë për çmimin prestigjioz “ Ariu i Artë”, në festivalin e 69-të filmik të Berlinit si dhe pjesëmarrja e filmit “Shërues” të regjisorit Gjorçe Stavrevski në festivalet e shumta të filmit dhe njëherit film kandidat për nominim për çmimin Oskar.