Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev realizoi një bisedë telefonike me Kryetarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Valter Steinmeier, në të cilën bashkërisht e kanë konstatuar dhe vërtetuar rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës, si për vendin tonë ashtu edhe për tërë rajonin dhe Evropën.
Kryeministri Zaev falënderoi presidentin Steinmeier për mbështetjen që Republika Federale e Gjermanisë që ka dhënë gjatë gjithë procesit të krijimit të Marrëveshjes së Prespës, si dhe mbështetjen që Kryetari e jep për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Presidenti Steinmeier përgëzoi diplomacinë dhe shembullin diplomatik që kryeministri Zaev jep për rajonin dhe për Evropën, duke i vlerësuar ato si një vlerë progresive për të gjithë botën.