Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Olive Spasovski i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe zëvendësministri i Kulturës Vlladimir Llazovski, sot vendosën kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën Shën Spas, me rastin e 147 vjetorit të lindjes së tij.
Me këtë akt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë iu shoqërua ngjarjeve me të cilat sot qytetarët e vendit tonë i japin nderime veprimtarisë së revolucionarit të madh Goce Dellçev, udhëheqës i luftës dhe angazhimeve për shtetësi maqedonase dhe për vend të lirë të integruar në bashkësinë e përparuar të popujve.
Idealet dhe përpjekjet e vizionarit të madh Goce Dellçev janë obligim i yni i përbashkët për unitet në sfidat politike dhe me përfshirje të sinqertë dhe maksimale të të gjithë qytetarëve dhe veprimtarëve shoqëror.