Takim i Kryeministrit Zaev me krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të RM-së: Urime për evenimentin e sotëm në Bruksel me bindje se ajo sjell paqe të përhershme dhe përcaktim të përbashkët për të respektuar karakterin laik të shtetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të përmendura në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, Kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropoliti i Shkupit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniani i Parë, z.z Stefan, Kreun e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reiz Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, Kreun e Kishës Katolike të Republikës së Maqedonisë, Peshkopi i Shkupit dhe Dioqezae Strumicës – Shkup, Kiro Stojanov, predikuesin Mihail Cekov nga Kisha Metodiste Ungjillore të Republikës së Maqedonisë dhe Berta Romano Nikoliq, kryetare e Komunitetit të Hebrenjve tëë Republikës së Maqedonisë.

Krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare dërguan urime deri te Kryeministri Zaev për evenimentin e sotëm në Bruksel, ku u nënshkrua Protokolli për aderimin e vendit tonë në NATO. Bashkërisht u shpreh mirëbesim se ajo sjell paqe të përhershme për Republikën e Maqedonisë, pjesëmarrje për paqe në botë, por do të sjellë edhe pajtim të plotë në vend, ndërmjet të gjithë qytetarëve që jetojnë në vendin tonë.

Në takim u bisedua për çështje aktuale me rëndësi për bashkësitë fetare. U shpreh pajtim i përbashkët se gjatë funksionimit të sistemit shtetëror dhe të bashkësive fetare duhet të respektohet karakteri laik i shtetit, siç është paraparë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast, u shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në drejtim të avancimit të lirive dhe të drejtave fetare.