Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi: Vazhdojnë konsultimet, midis institucioneve, tregtarëve dhe palëve të përfshira në mënyrë që së bashku të gjinden zgjidhje të pranueshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje u takuan me qytetarë të cilët punojnë në tregje dhe shoqata e të cilëve është në themelim të sipër.

Në takim Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi i dëgjuan argumentet dhe kërkesat e qytetarëve që punojnë në tregje dhe i konfirmuan përpjekjet e Qeverisë së  RM-së, se zëri i qytetarëve dëgjohet gjatë sjelljes së vendimeve të cilat duhet të jenë në interes të qytetarëve.

Kryeministri Zaev tha se Ligji për tregje të gjelbra shtyhet për një vit dhe është arritur pëlqim se do të vazhdojnë konsultimet midis institucioneve, tregtarëve dhe palëve të tjera të përfshira me qëllim që të gjinden zgjidhje të pranueshme të ndërsjella të cilat do të jenë në interes të tregtarëve dhe të gjitha palëve të përfshira të cilët  punojnë në këtë fushë, në drejtim të vendosjes së rendit, uljes të konkurrencës së pandershme dhe rregullimin e veprimtarisë.