Kryeministri Zaev nga Lojërat Olimpike Rinore Evropiane: Uniteti dhe bashkimi që i krijon sporti duhet të reflektoj në të gjithë Ballkanin dhe së bashku të ecim drejt një të ardhmeje evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me bashkëshorten e tij Zorica Zaeva, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Rinore Evropiane në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.

Shteti ynë në këtë festival përfaqësohet nga Ana-Marija Zafirovska dhe Nikolla Petkovski. Të dytë në 12 shkurt do të garojnë në disiplinën “cross country”. Për ta pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Rinore Evropiane është përvoja e parë  ndërkombëtare dhe mundësi e shkëlqyer për tu përgatitur për lojërat e ardhshme olimpike në vitin 2022.

Kryeministri Zaev duke e shprehur mbështetjen për këta dy të rinj tha se për një  vend nuk ka ambasador më të madh se sporti.

Në vazhdim ua përcjellim deklaratën integrale të Kryeministrit Zaev në stadiumin Asim Ferhatoviq Hase, në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Shfrytëzoj rastin për të ndarë ndjenjat e mrekullueshme këtu në hapjen e Lojërave Olimpike Rinore Evropiane ose Festivalit Olimpik Rinor Evropian  e cila me rastin e 35 vjetorit të Lojërave Olimpike, Sarajeva 84 dhe i mirënjohuri Vuçko po hapen sot këtu.

Ne të vërtet ndjenja është e mrekullueshme. Më përkujton kohën kur unë isha 10 vjeçar , kur pothuajse e gjithë Jugosllavia, e gjithë Evropa dhe besoj e gjithë bota ishte fokusuar me sy të hapur në drejtim të Sarajevës në vitin 1984. Pata sot rastin ti shoh këto ndjenja  të kryeministrit Denis Zvizdiq, i cili personalisht ka qenë këtu para 35 viteve në hapjen e Lojërave Olimpike në Sarajevë.

Ngjarja është e mrekullueshme. Në të vërtet e dërgoi mesazhin e sportit dhe atë që sporti mund të bëjë, bashkim, prezantim të të gjitha vendeve, kategoritë e të rinjve dhe të rinjve që vijnë pas nesh.

 

Besoj se këto lojëra olimpike edhe njëherë do ti ndihmojnë të gjithë Ballkanit, i gjithë rajoni këtu të ecë përpara, drejt vlerave evropiane.