Me fillim në ora 12:00, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të mbajë mbledhjen e 120-të

Në mbledhjen e 120-të të Qeverisë, do të shqyrtohet informacioni për mbajtjen e mbledhjes së parë të komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë pas Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverive të të dyja vendeve.

Me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Qeveri sot duhet të jep mendim për Propozim-Ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë të Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra, me procedurë të përshpejtuar.

Ministrat në mbledhjen e sotme do të vendosin edhe për informacionin me Propozim-vendim për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e marrëveshjespër vendosjen e partneritetit publiko-privat për formimin e një organizate-platformë bashkëkohore si bartës efikas  i sistemit të helikopterëve urgjent medicinalnë Republikën e Maqedonisë (HEMS) dhe shërbimet e helikopterëve për kërkim dhe shpëtim (SAR).

Me propozim të kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë- trupi koordinativnacional për implementimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, ministrat do të shqyrtojnë informacionin me plan aksionar për implementimin e masave nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, për vitin 2019.

Qeveria sot gjithashtu do të vendos edhe për informacionin me rregullore për instrumentin për mbështetje-bashkëfinancim të granteve për komercializimin e inovacioneve, me propozim-vendim.