Qeveria në mbledhjen e sotme të 120 solli vendim për formimin e Grupit ndërministror të punës për Ligjin për përdorimin gjuhëve.
Disa nga obligimet që ky trup do të ketë, përfshijnë: hartimin e Planit të veprimit për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në afat prej 15 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit; përcjelljen e dinamikës së realizimit të implementimit të Planit të veprimit; udhëzimi i institucioneve në funksionin e koordinimit, organizimit, implementimin dhe operacionalizimin masave dhe aktiviteteve në përputhje me atë plan.
Anëtarët e Grupit ndërministror të punës në përputhje të vendimit qeveritar janë: Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë; zëvendëssekretari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë; sekretari shtetëror në Ministrinë e Financave; sekretari shtetëror në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes Kornizë; sekretari i Sekretariatit për legjislacionin; përfaqësues nga Zyra e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Në mbledhjen e 120-të Qeveria solli vendimin të mos jep mendim për Propozim- ligjin për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për tregjet e gjelbra, sepse tashmë është sjellë vendim me të cilin parashihet prolongimi i afatit për hyrjen në fuqi të ligjit, për në janar të vitit 2020.
Njëkohësisht Qeveria tashmë ka formuar Grupin e punës për hartimin e propozimit të Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra dhe në të cilën marrin pjesë përfaqësues të Shoqatës së Tregtarëve të Tregjeve të Gjelbra dhe ka vendosmëri të fuqishme se vendimi përfundimtar do të jetë edhe në interes të mbrojtjes së tyre.
Në mbledhjen e 120-të, Qeveria shqyrtoi Informacionin për ndërtimin e hekurudhës Kumanovë- Belakocë. U soll konkluzionin me të cilin Qeveria njofton se do të rishqyrtojë Marrëveshjen për njësinë projektuese për implementimin e projektit dhe do të hartojë propozim që të ndryshojë forma e tij, me qëllim efikasitetin e zbatimit të marrëveshjes, duke pasur parasysh vonesat e mëdha dhe mosfunksionimin e njësisë projektuese.
Qeveria gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbajtjen e Mbledhjes së parë të Komisionit ndërqeveritar maqedonas- bullgar pas Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. U konstatua se ndërmjet dyve vendeve parametrat ekonomik shënojnë rritje pozitive që mund të konstatohet ndër të tjera nëpërmjet këmbimeve të shumta gjatë viteve të kaluara.
Të dyja vendet shfaqin interesim të jashtëzakonshëm për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, që reflektohet edhe me angazhimin për mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, si dhe për mbajtjen e mbledhjes që paraprinë të Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik.
Ndërkaq, Qeveria sot angazhoi: Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës që në Ministrinë e Ekonomisë të dorëzojnë emrat e dominuar dhe temat e diskutimit të Mbledhjes së parë të Komisionit ndërqeveritar maqedonas- bullgar.