Kryeministri Zaev pranoi përfaqësues të Iniciativës Qytetare, “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Të gjithë jemi të interesuar ti ruajmë dhe në mënyrë të drejt ti shfrytëzojmë kapacitet natyrore, përgatisim plan për Kodrën e Diellit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së  Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me përfaqësuesit  e Iniciativës Qytetare, “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, në të cilën u bisedua  për shfrytëzim të drejt të resurseve natyrore Kodra e Diellit dhe dolën propozime konkrete për tejkalimin e lëshimeve të deritanishme dhe inicimin e aktiviteteve për menaxhimin e saj.

Në takim, përveç përfaqësuesve të Iniciativës, punëtorëve sportiv, skiator aktiv  dhe veteran të udhëhequr nga Hamdi Sulemani, morën pjesë edhe Ministri i Ekonomisë  Kreshnik Bekteshi, Zëvendësministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli dhe Xhemail Jusufi, drejtues i “Elem Turs”, kompani si motër e SH.A”Elem”, e cila menaxhon me qendrën turistike Kodra e Diellit.

Kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij duke u përgjigjur në pyetjet konkrete të përfaqësuesve të Iniciativës Qytetare në lidhje me marrjen e menaxhimit të “Elem” me qendrën për skijim, si dhe ndërprerjen e miratimit të planit Urbanistik  për Kodrën e Diellit  dhe përgatitjen për koncesion të qendrës rekreative për skijim, informoi që tashmë është në përpunim studimi i fizibilitetit e cila do të jep përgjigjen e pyetjeve si në mënyrë të drejt të shfrytëzohen kapacitet për skijim duke mos u shkatërruar bukurit natyrore në këtë pjesë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

“Jemi të përgatitur që të bisedojmë dhe të shqyrtojmë mundësit për aplikimin e konceptit për partneritet publiko-privat. Ngelim të hapur për bashkëpunim me ju, Iniciativat Qytetare që me intensitet të përmisojmë aktivitet e ndërmarra”,  tha kryeministri Zaev në takimin, të cilët të dyja palët e vlerësuan si konstruktive.