Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe sot, morën pjesë dhe mbajtën fjalim në Forumin Kombëtar për Shëndetësi "Për një jetë më të shëndetshme: rruga drejt mbrojtjes shëndetësore të cilësisë primare dhe efikase në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili u organizua në Shkup nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Duke krijuar sistem shëndetësor të besueshëm dhe të fuqishëm, një sistem që për të gjithë do të ofrojë shërbime të përsosura, Republika e Maqedonisë së Veriut njëkohësisht përmbush një nga 17-të qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm, nga Agjenda për Zhvillim të Qëndrueshëm, 2030 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Zaev në mënyrë të veçantë, theksoi se fokusi i Qeverisë është të sigurojë dhe të garantojë mbrojtje shëndetësore primare më cilësore për të gjithë qytetarët, si një nga shtyllat mbajtëse e tërë sistemit të mbrojtjes shëndetësor, veçanërisht duke iu përkushtuar edhe rëndësisë së përfshirjes së të gjithë faktorëve të tjerë, si ndikimet sociale, ekonomike dhe ekologjike duke i përfshirë edhe fushatat e planifikuara të shëndetit fizik përmes procesit arsimor.
“Këtë vit në buxhetin për mbrojtjen shëndetësor janë ndarë mjete në vlerë prej 30 miliardë denarë, të cilat në krahasim me vitin 2018 janë rreth dy miliardë denarë më tepër", duke shtuar se në këtë drejtim për arritjen e barazisë sociale dhe shëndetësore, ndërmerren politika të koordinuara në disa nivele dhe në disa segmente, duke përfshirë ndryshime në ligje dhe rregullore të caktuara, ndryshim të mjedisit, si dhe fushata informative dhe edukative.
Për ndryshimet në rregullativën ligjore si një segment në përpjekjet për të përmirësuar sistemin e përgjithshëm shëndetësor dhe parandalimin dhe kujdesin për nënat dhe fëmijët, të moshuarit dhe grupet e rrezikuara të popullsisë, si pjesë e mbrojtjes shëndetësore parësore, foli ministri i Shëndetësisë, Filipçe, i cili para të pranishmëve në Forum i paraqiti edhe analizat e mbrojtjes shëndetësore sekondare dhe terciare si pjesë e sistemit të përgjithshëm.
“Me sistem të mirë, për një periudhë relativisht të shkurtër arritëm të ulim vdekshmërinë e foshnjave të posalindura. Kushtet në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë i sollëm në nivel ku vdekshmëria e foshnjave të porsalindura është zvogëluar për 8 pikë në përqindje ose prej 25 në 18 përqind. Përmirësojmë kushtet kudo që kemi fëmijë në mjekim, blejmë pajisje të reja, edukojmë dhe punësojmë personel adekuat profesional.
U miratua furnizimi i tetë mamografëve me vlerë prej 85 milionë denarë. Mamografët do të shpërndahen në të gjithë Maqedoninë e Veriut, atje ku është më kritike edhe në mjediset rurale. Qytetarëve ua afrojmë programet për skrining dhe parandalim të kancerit të gji dhe kancerit të qafës së mitrës”, njoftoi ministri Filipçe, i cili theksoi se mbështetjen e OBSH-së në shtetin tonë zbatohen një sërë vlerësimesh për zbatimin e shërbimeve shëndetësore me fokus të veçantë në mbrojtjen shëndetësor mbrojtje primare.
“"Qëllimi ishte për të marrë dëshmi në të cilat do të bazohet vizioni ynë i ri dhe planet tona. Model i ri i cili do t’u përgjigjet sfidave dhe do të bazohet në forcimin e mbrojtjes shëndetësore primare si bazë për sigurimin e një sistemi më të mirë shëndetësor dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi. Por gjithashtu të zvogëlojmë barrën në sektorin e spitalit dhe të gjejmë zgjidhje për sfidat me të cilat ballafaqohen punëtorët shëndetësorë ", tha ministri Filipçe.
Në Forum, në të cilin u prezantuan rezultate të hulumtimeve, modele, si dhe kushte për integrimin dhe zbatimin e tyre për mbrojtjen shëndetësore primare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fjalim hyrës mbajti Hans Klluge, drejtor i njësisë për sisteme shëndetësore dhe shëndet publik në kuadër të Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH).