Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot vizituan personat e lënduar nëfatkeqësinë e komunikacionit, që ndodhi më 13.2.2019, në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llashkarc, të cilët janë të vendosur në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“.
„Kemi ardhur të shprehim mbështetjefamiljarëve tëpersonave të lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit të djeshëm.Dua të falënderoj të gjitha shërbimet e shtetit të cilat janë venë në funksion nga mbrëmë dhe sot japin ndihmën e vazhdueshme për të lënduarit, në spitalin „8 Shtatori“, të qendrave klinike dhe të gjitha institucioneve publike në Shkup, Tetovë dhe Gostivar si dhe zjarrfikësve dhe policëve të cilët u ndihmuan të lënduarve“,tha kryeministri Zaev, i cili në emër të Qeverisë ufalënderua për humanitetin dhe solidaritetin e gjithë qytetarëve të cilët ndihmuan në momentet e para pas fatkeqësisë. „Falënderim i posaçëm deri tek banorët lokal të cilët menjëherë reaguan në atë moment, pasi që besoj se për disa pacientë ishte vendimtare, duke u shpëtuar jetën njerëzve“,theksoi kryeministri.
„Dua të ndaj këtë pikëllim të madh, që e ndjen i gjithë opinioni në shtet dhe përqendrimi ynë është tek të lënduarit dhe tek mbështetja e familjeve të viktimave. Qeveria është e gatshme të ndihmojë për gjithçka që është e nevojshme për të lënduarit dhe familjete viktimave“,nënvizoi kryeministri Zaev.
Ministri Filipçe shprehu ngushëllimederi te familjarët e viktimavedhe ufalënderua për ndihmën e banorëve lokal dhe për reagimin e shpejtë të shërbimit mjekësor të Ndihmës së Shpejtë dhe institucioneve mjekësore private, të cilët në mënyrë profesionale dhe në kohë kanë reaguar në dhënien e ndihmës ndaj të lënduarve.
„Tetëdhjetë për qind nga personеli mjekësor u paraqit në punë në një interval të shkurtër kohor, për 15 minuta, të cilët pranuan një numër të madh pacientësh dhe i vendosen ne reparte të posaçme për mjekim në Spitalin „8 Shtatori“ dhe në Qendrën Klinike në Shkup“,u shpreh ministri Filipçe, i cili informoi në detajepër gjendjen e personave të lënduar.
Kryeministri Zaev dhe ministrat shprehën kënaqësi që pacientët të cilët i vizituan janë jashtë rrezikut për jetë dhe u dëshiruan shërim të shpejtëtë lënduarve.
Në lidhje me detajet e fatkeqësisë u tha se hetimi ka filluar mbrëmë dhe është nën udhëheqjen e prokurorit publik kompetent, pas ekspertizës në vendin e fatkeqësisë, bashkë me shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.