Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në sajë të agjendës së tij nga pjesëmarrja në Konferencën e Muhut për Siguri, u takua me ish Zëvendëskryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Kryeministri Zaev dhe anëtarët e delegacionit qeveritar, Zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në këtë takim shprehën mirënjohjen e tyre dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tonë për mbështetjen e marrë nga SHBA-të dhe përfaqësuesve të tyre më të lartë, gjatë gjithë procesit të zgjidhjes së suksesshme të kontestit me Republikën e Greqisë.
Ish Zëvendëskryetari i SHBA-ve Biden, dërgoi urime të përzemërta për statusin vend i ftuar në NATO dhe shprehu gatishmëri të fortë për të mbështetur ratifikimin e Protokollit në Kongresin amerikan, si dhe t’i inkurajojë përfaqësuesit e Parlamentit të vendeve tjera anëtare të NATO-s, që ratifikimin ta bëjnë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Ish Zëvendëskryetari i SHBA-ve Biden potencoi se suksesi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është sukses edhe i politikave të SHBA-ve dhe BE-së dhe se i gëzohet ditës kur do të rrumbullakohet ratifikimi i Protokollit dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet partner me rëndësi të njëjtë me aleatët tjerë në NATO.
Kryeministri Zaev në takim iu falënderua ish Zëvendëskryetarit të SHBA-ve Biden për angazhimin e tij për zgjidhje të suksesshme të kontestit me Greqinë dhe për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës e cila mundësoi procesin e anëtarësimit tonë në NATO dhe u dha siguri politikave të vendit për aspiratat për anëtarësim sa më të shpejtë në BE.
Të dy bashkëbiseduesit në takim i vërtetuan dhe i afirmuan edhe perspektivat e ardhshme për bashkëpunim ndërmjet SHBA-ve dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në më tepër sfera, me theks të veçantë në çështjet e përbashkëta politike të sigurisë.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu realizoi takim edhe me admiralin James Stavridis dhe ambasadorin Riçard Burt nga organizata për konsultime MekLarti Asoshiejt, të cilët me urimet për politikat e suksesshme euro-atlantike të vendit tonë, ofruan edhe mbështetjen dhe përvojën e tyre në aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.