Kryeministri Zaev në Konferencën e Munihut për Siguri u takua me Kryeministrin e Kosovës, Haradinaj: U konfirmuar mbështetja e ndërsjellë në mes dy vendeve për aspiratat evropiane si interes strategjik për qytetarët e të dy vendeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe anëtarët e delegacionit të cilën e përbëjnë Zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhevat Ademi dhe anëtarëi komisionit të Kuvendit për Mbrojtje, në kuadër të aktiviteteve u takua me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Të dy kryeministrat shprehën kënaqësi të madhe në marrëdhëniet midis dy vendeve, midis të cilave nuk ka çështje të hapura dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar në  përforcimin dhe zgjerimin  e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mbi çështjet e sigurisë.

Në takim, Kryeministri i Kosovës Haradinaj uroi përfaqësuesit e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për statusin anëtar të ftuar në NATO dhe shprehu shpresën se ratifikimi i Protokollit të anëtarësimit do të përfundojë shumë shpejt, duke e bërë vendin tonë të fitojë anëtarësimin e plotë në Aleancë.

Ky realitet i ri i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të veçantë për të gjithë rajonin, u theksua në takim dhe shënon një moment që do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin si bazë për zhvillimin e përgjithshëm dhe ekonomik të rajonit në tërësi.

Në bisedën mes anëtarëve të delegacionit të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Kryeministri Zaev dhe delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Haradinaj, u  konfirmua mbështetja e mëtutjeshme e ndërsjellë  midis dy vendeve edhe për aspiratat evropiane si një interes strategjik për qytetarët e të dy vendeve.