Kryeministri Zaev dhe Cipras në panelin me rastin e çmimit “Ewald von Kleist” në Munih: Marrëveshjen e Prespës ua dedikojmë gjeneratave të reja për të ardhmen e tyre, ia vleu

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,  bashkë me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Cipras, morën pjesë panelin  "Bisedë me fituesit e çmimit Ewald von Kleist", që e ndan  Konferenca e Munihut për Siguri dhe e cila këtë vit iu nda dy kryeministrave për kontributin e tyre të veçantë për paqen dhe sigurinë në botë dhe afirmimin e parimeve të aleancës transatlantike.

Paneli, në të cilën patën diskutime ndaras kryeministri Zaev dhe Cipras, si një nga ngjarjet qendrore të Konferencës, ishte i dedikuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimorë.

Kryeministri Zaev, vuri në dukje se në panelin e sotëm po flasim për një rajon i cili ndryshon, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë evropian dhe dërgon mesazhe pozitive për të tjerët.

 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zaev e rikujtoi Forumin në Munih se ai dhe Kryeministri Cipras treguan se me thyerjen e stereotipave në politikë u aktivizuan energji e cila ndihmoi që të krijohen rregulla të reja në  sjelljen për zgjidhjen e çështjeve të hapura, të ndërlikuara,  njëkohësisht me krijimin e miqësisë e cila krijoi ambient për zgjidhje e problemit,  që u korrigjua si pengesë për shumë procese në mes dy vendeve.

“Marrëveshjen ua përkushtojmë gjeneratave të reja për të ardhmen e tyre, ia vleu", tha Kryeministri Zaev në panelin “Bisedë me fituesit e çmimit Eëald von Kleist”,  që e ndan  Konferenca e Munihut për Siguri dhe shtoi se Marrëveshja  e Prespës është  zgjidhje denjë dhe e pranuar për të dyja palët.

Kryeministri Zaev informoi se gjatë gjithë procesit ka dominuar vullneti i mirë dhe i fortë politik për të gjetur zgjidhje pa e mbyllur ose kufizuar procesin  me linja të kuqe, dhe pikërisht  ky angazhim ndihmoi në njohjen se kompromisi është një aftësi që lejon, që çdo hap i ri është një hap më tepër për zgjidhje dhe se e pamundura gjithsesi mund të realizohet.

Kryeministri Aleksis Cipras nga ana e tij, në këtë debat, theksoi mes tjerash,  se historinë nuk e shkruajnë ata të cilët përhapin frikë, por ata që marrin guximin dhe krijojnë zgjidhje për gjeneratat që vijnë dhe se ai dhe shoku i tij Zaev kanë zgjedhur anën e duhur të historisë.

Pjesa solemne e ndarjes së çmimit në Konferencën “Ewald von Kleist” të kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Cipras, do të mbahet sonte në evenimentin, nikoqir i së cilit është Kryeministri i Shtetit Federal të Bavarisë, Florian Herman.