Çmimi “Evald von Klajs” që Konferenca e Munihut për Siguri ndan si mirënjohje për kontributin e veçant për paqe dhe stabilitet në botë dhe për afirmimin e parimeve të aleancës transatlantike, dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ua ndau ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Haiko Maas.
Në bashkëngjitje të kësaj kumtese, ua përcjellim në mënyrë integrale fjalimin e ministrit Maas në manifestimin solemn :
I nderuar Kryeministër Cipras,
I nderuar Kryeministër Zaev,
I nderuar ministër kryetar Soder,
I nderuar zotëri Ishinger
Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,
Konflikti për emër asnjëherë nuk është vetëm betejë midis fjalëve. Ndërsa konflikti midis Shkupit dhe Athinës as që ishte ndonjëherë vetëm për emrin. Ai përfshinte çështje të thella, ai prekte në identitetin. Ky është konflikt që ka hyrë në histori, një histori përplot me acarime dhe provokime të ndërsjella. Dhe pasojat e tij ishin serioze. 27 vite ky konflikt ka penguar integrimin ekonomik në mbarë rajonin. Ai i ngadalësoi integrimet euroatlantike dhe ishte burim i vazhdueshëm i kontesteve ndërmjet dy vendeve, jo vetëm ndërmjet tyre, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Parashtrohet pyetja, çfarë ka ndodhur dhe çka është më ndryshe pas 27 viteve të gjata? Përgjigja është: Ju ndodhët, zotëri Kryeministër Cipras dhe zotëri Kryeministër Zaev. Ne e festojmë guximin tuaj, kurajën për të thënë: “Mund të zgjedhim këtë. Nuk do të lejojmë konflikti i së kaluarës të errësojë perspektivat e të ardhmes sonë”. Guximi që nevojitej për t’u pajtuar për kompromiset e dhimbshme dhe për të luftuar për Marrëveshjen e Prespës përpos kundërshtimit të fortë në të dy vendet. Nuk më kujtohem shumë krerë të qeverive, z. Cipras, të cilët kanë mbetur në qëndrimin e vet edhe krahas rrezikut që ajo të përfundojë në koalicionin e qeverisë së tyre. Të dytë sfiduat situatën. Zgjidhja e çështjes së emrit asnjëherë nuk ka qenë detyrë e thjeshtë. Qindra diplomatë të vendeve tuaja, nga OKB-ja, Bashkimi Evropian, nga NATO-ja, kërkonin zgjidhje nën dru dhe nën gurë. Në vitet e kaluara i dërguari i posaçëm i OKB-së, Metju Nimic, parashtroi dhjetëra emra të ndryshëm.
Faktikisht, kur ai filloi të punojë për këtë çështje, ju të dy akoma studionit, ndërsa ministrat tuaj të punëve të jashtme, kolegë të mi Nikolla dhe Nikos, kolonin ditë dhe net të gjata, duke negociuar mes vete. Të gjithë atyre u kemi borxh respekt dhe falënderim.
Por, megjithatë, lufta e vërtetë filloi pas ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes. Kur në muajin shtator vizitova Athinën dhe Shkupin, shanset për zbatimin e Marrëveshjes ishin shumë të vogla. Zhvillohej fushatë e madhe kundër Marrëveshjes, e cila ishte e mbështetur edhe nga vendet e interesuara. Në Greqi mijëra njerëz protestonin nëpër rrugë. Ajo që ma ktheu shpresën ishte optimizmi i juaj. Kur e pyeta Kryeministrin Zaev si ta orientojmë Marrëveshjen drejt fazës së ratifikimit, ai buzëqeshi dhe tha: “Sikur të ishte e lehtë, nuk do të ishte e domosdoshme që ta bënim”. E tillë ishte fryma e negociatave, ajo ishte një garanci për sukses. Keni arritur sukses që ta ktheni pikëpamjen e konfliktit nga e kaluara, keni hapur kapitull të ri të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Keni shtruar rrugën e Maqedonisë së Veriut, për t’u bërë aleat më i ri i NATO-s dhe të lëviz shpejt drejt Bashkimit Evropian.
Suksesi i juaj del se nuk është vetëm rajonal. Ai frymëzon botën. Një nga homologët e mi ndërkombëtar para disa javëve më tha: “Këto ditë, shpresa na vjen nga Ballkani”. Kjo tregon shumë për vëllimin e arritjes suaj, por tregon shumë edhe për situatën aktuale në botë. Në atë botë, Evropa ka vetëm një zgjedhje: bashkim ose refuzim. Ju të dy e keni kuptuar gjithmonë këtë. Ju keni zgjedhur rrugën e kompromisit dhe respektit, paqes dhe stabilitetit rajonal. Në esencë, ju zgjodhët rrugën evropiane. Në kohën kur populistët diskutojnë se Bashkimi Evropian dëshiron të fshijë identitetin tonë kombëtar, ju i mësuat leksion të fuqishëm: nuk humbni asgjë kur veproni në mënyrë evropiane.
Përkundrazi, Evropë do të thotë të fitosh identitet shtesë - evropian. Mund të jeni qytetar krenar i Shkupit, i Maqedonisë së Veriut dhe i Evropës në të njëjtën kohë. Bukuria e identitetit tonë evropian qëndron në faktin që na bashkon në diversitetin tonë.
Prandaj, nuk më kujtohen dy pranues tjerë të denjë të çmimit Evald von Klajst se sa ju të dy, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Ju uroj për çmimin Evald von Klajst dhe ju falënderoj që jeni liderë të vërtetë evropian.