Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, së bashku me shefin e Misionit të OSBE-së, në Shkup, Klemens Koja dhe ambasadori i Italisë në Shkup, Karlo Romeo, morën pjesë në konferencën "Reformat institucionale për luftë kundër korrupsionit, praktikat më të mira kundrejt modelit evropian - shembulli italian", organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ambasada e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konferenca ka për qëllim që të shërbej si platformë për ngritjen e vetëdijes për Ligjin e Ri për parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Ndër temat tjera, diskutimi do të fokusohet në organet e pavarura dhe kompetente dhe përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, reformat institucionale dhe perspektivë për integrimin në BE, si dhe një mundësi për pjesëmarrësit që të fitojnë një pasqyrë gjithëpërfshirëse në praktikën italiane në luftën kundër korrupsionit.