Takim i Kryeministrit Zaev me delegacionin e kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës të udhëhequr nga anëtari Komshiq: Me politikat e guximshme dhe të mençura u dërgua mesazh në të gjithë rajonin se janë të mundshme zgjidhje pozitive

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me delegacionin e Bosnjë dhe Hercegovinës, të udhëhequr nga Zhelko Komshiq, anëtar i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në takim u përshëndetën politikat e guximshme të Kryeministrit Zaev me të cilat u arrit Marrëveshja e Prespës, përmes vizionit, guximit dhe mençurisë që hapën perspektivat e NATO-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe u shpreh pritje që vendi ynë në qershor do t’i fillojë negociatat me BE-në. Gjithashtu, u vlerësua se Marrëveshja e arritur, përveç  marrëdhënieve midis dy vendeve dhe  vetë shteteve, ka efekt edhe në rajonin, pasi  dërgon mesazh që nga situata pothuajse të pamundura politike, janë të mundshme zgjidhje pozitive.

- Zgjidhja e kontestit dypalësh me Greqinë solli përfitime në planin ekonomik, pasi që u rrit numri i investitorëve të interesuar për të investuar në  Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në mesin e tyre ka edhe investitorë grekë të interesuar. Pas integrimeve në NATO, që do të thotë stabilitet dhe siguri, punojmë për të përmbushur të gjitha kushtet që do të mundësojnë fillimin e negociatave të vendit tonë me BE në qershor, tha Kryeministri Zaev.

Në takim u konkludua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë çështje të hapura politike, që është një mundësi e madhe për avancimin e bashkëpunimit,  veçanërisht në pjesën e rritjes së shkëmbimit tregtar dhe ekonomisë. Është rënë dakord të punohet më intensivisht në këtë plan.

Kryeministri Zaev falënderoi delegacionin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës i cili është në vizitë në vendin tonë dhe do të marrë pjesë në Shkup me rastin e shënimit të 15 vjetorit të vdekjes së  kryetarit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të tij.