Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me përfaqësues të Këshillit të Adriatikut, të udhëhequr nga Kryetari i Këshillit të Adriatikut, Dejan Novakoviq.
Në takim është shprehur inkurajim i fuqishëm ndaj Kryeministri Zaev se politikat e tij të guximshme dhe mbi të gjitha të mençura, me të cilat u arrit Marrëveshja e Prespës dhe u hapën proceset e integrimit, shpien drejt udhëheqjes ekonomike.
U dërguan urime për arritjet e shtetit tonë , me konstatim se Republika e Maqedonisë së Veriut është në një moment të shkëlqyer historik, pasi që u hap një cikël i ri për vendin tonë.
Përveç kësaj, është theksuar rëndësia e politikave kreative dhe diplomacisë kreative, si një mënyrë për të gjetur zgjidhje për çështjet e hapura politike midis shteteve, që si shembull është përmendur pikërisht Marrëveshja e Prespës.
- Fillojnë të ndjehen përfitimet ekonomike për shtetin tonë dhe për qytetarët. Ekzistojnë shumë kompani të cilat vetëm kohët e fundit, pas integrimeve të hapura në NATO, vendosën të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo do të thotë vende të reja pune për qytetarët, paga më të larta dhe përparim ekonomik të vendit. Presim që me sukses të përfundojë ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, nga ana e të gjitha vendeve anëtare, si dhe data për fillimin e negociatave me BE-në dhe këto tendenca pozitive kanë ndikim në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, tha Kryeministri Zaev.
Në takim u diskutua për aktivitetet e mundshme të përbashkëta ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Adriatikut, në të cilën bëjnë pjesë personalite me ndikim politik dhe social nga e gjithë bota, si një hap drejt përparimit të gjithë rajonit në aspektin e sigurisë dhe më procesin e integrimeve euroatlantike.