Takim i Kryeministrit Zaev me ministren për Çështje Evropiane të Francës, Loazo: Franca e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj, u nënshkrua Marrëveshje për paralelet frankofone me përcaktim për partneritet strategjik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua sot me Natali Loazo, ministre për Çështje Evropiane në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, pas së cilës u nënshkrua  Marrëveshja midis qeverive të të dy vendeve e cila ka të bëjë me shkollat e mesme me klasa frankofone dygjuhësore  me ç’rast kishte  deklarata  për opinionin.

Në ngjarje bashkërisht është përshëndetur nënshkrimi i dokumentit të parë ndërkombëtarë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Gjithashtu është vlerësuar edhe Marrëveshja me të cilën rritet fondi i orëve në gjuhën frënge në shkollat e mesme dhe futja e paraleleve dy gjuhësore frankofone  është hap në drejtim të avancimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve, për të cilin ka interes nga të dyja palët. 

Ministrja franceze për Çështje Evropiane, Loazo, në deklaratën e saj, shprehu kënaqësi që është në Shkup, siç tha në momentin historik të nënshkrimit të marrëveshjes së parë ndërkombëtare me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo e mbështeti guximin dhe vizionin për arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe procesin e hapur për hyrje në NATO.

.

"Franca dëshiron të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj," tha ministrja  francez për Çështjet Evropiane Loazo, duke theksuar reformat, stabilitetin dhe perspektivën evropiane.

"Nuk ka dyshim për Francën se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian", shtoi ministrja Loazo, e cila shtoi se duhet ndarë një pjesë të rrugës dhe këtu i vuri në dukje reformat e rëndësishme për perspektivat evropiane.

Ministrja Loazo vlerësoi se Marrëveshja është dëshmi e përkushtimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Frankofonisë.

Kryeministri Zaev, në deklaratën e tij theksoi se ngjarja e sotme në Shkup është një dëshmi e rëndësishme për miqësinë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës.

"Marrëveshja që e kemi nënshkruar në fushën e arsimit është mesazh politik i fortë që Republika e Maqedonisë së Veriut, në Republikën e Francës, sheh një mik dhe partner të madh në reformat dhe përpjekjet për progresin e vendit, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar", tha Zaev.Kryetari i Qeverisë u falënderua veçanërisht për mbështetjen e  Kryetarit francez Macron dhe Qeverisë së Republikës së Francës në reformat dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Me respekt e vlerësojmë përkrahjen frymëzuese të Kryetarit Macron në rrumbullakimin e procesit kyç politik për realizimin e Marrëveshjes së Prespës, që i hapi NATO integrimet për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me NATO perspektivat tashmë është rritu numri i investitorëve të huaj të interesuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo do të kontribuojë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomikë të vendit tonë.

Qëllimet tona strategjike janë NATO dhe BE, dhe në këtë drejtim punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për të mundësuar realizimin e tyre. Në këtë kuptim, ne shohim përpjekjet e Qeverisë franceze për të intensifikuar bashkëpunimin pozitiv  dypalësh për të forcuar institucionet tona, për  qasjen e ndihmës dypalëshe  financiare franceze për Maqedoninë së  Veriut, që do të duhet të realizohet në të ardhmen e afërt, si dhe hapjen e tregut tonë për kompanitë serioze franceze", tha Kryeministri Zaev.

Ai theksoi nënshkrimin e marrëveshjes në sferën e arsimit me Republikën Franceze si një nga hapat në drejtimin e përmendur.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi sqaroi në deklaratën e tij se Marrëveshja siguron mbështetje për krijimin e klasave frankofone dygjuhësore në shkollat e mesme në të cilat 25 për qind e përmbajtjes të paktën dy lëndë do të mësohen në frëngjisht dhe lënda e frëngjishtes do të mësohet të paktën 5 orë në javë .

 

“Aktualisht ka 7 shkolla me këtë lloj mësimi, gjegjësisht paralele, por opsioni është i hapur që më tutje të përfshihen edhe shkolla të tjera ku ka interes dhe dëshirë për të studiuar gjuhën frënge dhe për të hapur klasa frankofone dygjuhësore,” shpjegoi ministri Ademi.

Ai tha se procesi do të mbështetet nga të dyja palët përmes detyrimeve të përcaktuara saktësisht, përpilimit të planit të ri mësimor dhe programeve mësimore, duke ofruar  trajnime për mësuesit, pajisje të përshtatshme dhe nxënësit do të fitojnë diplomë ku do të theksohet se arsimi ka përfunduar përmes  mësimit dygjuhësh frankofon.

Ministri Ademi vlerësoi marrëveshjen si jashtëzakonisht të rëndësishme për të rinjtë për të njohur dhe për të mësuar një nga gjuhët më të përdorura në hartën botërore të gjuhëve.

"Unë besoj se do të ketë interes nga të rinjtë, sepse ka një nivel të lartë ndërgjegjësimi në lidhje me këtë fakt, dhe kjo shihet edhe me zgjedhjen e shpeshtë individuale -  lënda gjuhë franceze", tha ministri Ademi.

Para nënshkrimit të Marrëveshjes  u mbajt një takim në nivel të delegacioneve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës. Kryeministri Zaev në takim tha se ai beson se vendi ynë me Marrëveshjen e Prespës, reformat që i zbaton në sistemin gjyqësor, shërbimet e sigurisë në luftën kundër korrupsionit, në administratën publike, duke përfshirë edhe një numër të madh të investitorëve të huaj të interesuar për të  investuar në vend dhe me marrëveshjet e nënshkruara sot me Qeveria franceze", tregon se edhe  këtu jeton fryma e Evropës dhe se  mund të kontribuojmë në familjen e përbashkët evropiane."

Në takim,  është theksuar si shumë i rëndësishëm implementimi  i ligjeve të reformuese të miratuara, veçanërisht në pjesën e sigurimit të shtetit juridik dhe të mbrojtjes.

Bashkërisht është theksuar përcaktimi strategjik për partneritet strategjik në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës dhe prania më e madhe e kompanive franceze në vendin tonë, si dhe shkëmbimi i përvojave në fushat e rëndësishme për qytetarët.

U theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe se gjithçka që është e mirë për Ballkanin është e mirë edhe për Evropën.

U diskutua gjithashtu për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme evropiane dhe reformën e një Evrope të fortë, të forcuar dhe të integruar.

Gjithashtu, janë marrë vesh t'i kushtojë vëmendje nevojës për bashkëpunim të zgjeruar në luftën kundër terrorizmit.