Kryeministri Zaev në pyetje të deputetëve në Kuvend: Vitin e kaluar arritëm një numër rekord të investimeve të huaja me vlerë, që nga pavarësia deri më tani, këtë vit vetëm dy investime greke kanë vlerë 750 milionë euro

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një nga pyetjet e sesionit për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vlerën dhe numrin e investimeve të huaja për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, si dhe vlerën e përgjithshme për vitin 2018, sipas llogaritjeve të Qeverisë shkelin të gjitha të rekordet e investimeve të huaja që nga pavarësia e vendit tonë deri më tani.

Këto të dhëna pritet t’i konfirmojë së shpejti Banka Popullore si burimi më i rëndësishëm dhe i pavarur, theksoi Kryeministri Zaev nga foltorja e Kuvendit, dhe shtoi se përveç 17 investimeve të huaja të realizuara në vend për vetëm 20 muaj, në ditët e fundit të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek, gjashtë kompani nga Greqia vendosën të investojnë në vendin tonë.

“Krahas kompanive greke, kemi leje ta publikojmë edhe emrin e një kompanie gjermane. Ajo është kompania “Gereshajmer”, me një investim me vlerë 120 milionë euro dhe e cila për dhjetë ditë në konferencë për shtyp do të njoftojë për synimin e saj”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se këto rezultate janë përfitim nga zgjidhja e kontestit me Greqinë, nga integrimet tona evropiane dhe nga anëtarësimi i shpallur në NATO, të cilët siguruan sigurinë dhe stabilitetin, me Ligjin e ri për tërheqjen e investimeve të huaja dhe angazhimin e ekipeve të ekonomisë.

Kryeministri Zaev theksoi se investimet e huaja në vend vitin e kaluar hapën 4500 vende pune të paguara mirë dhe shtoi se interesi i kompanive të huaja për të investuar, pa asnjë denarë për reklamim dhe promovim, u rrit duke i falënderuar politikave të guximshme të Qeverisë dhe Parlamentit.

“Aktualisht vendi ynë shkëlqen dhe është një destinacion tërheqës. Kemi Ligj të shkëlqyeshëm për tërheqjen e investimeve të huaja. Njoftoj edhe për dy kompani të tjera greke, prej të cilave njëra është nga fusha e energjetikës. Investimi i përgjithshëm që  paralajmërojnë dy kompanitë është me vlerë prej 750 milionë euro. Punojmë në atë që të realizohen, pasi që hapin vende të reja të punës, forcojnë bruto prodhimin e brendshëm të shtetit, mundësojnë eksport dhe fundja forcojnë standardin ekonomik të qytetarëve tanë”, njoftoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kuvend.