Kryeministri Zaev dhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në takim me delegacionin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian: BE-së i nevojitet Maqedonia e Veriut, aq sa edhe vendit i nevojitet BE-ja

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i shoqëruar nga anëtarët e Qeverisë, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryetarja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, sot pritën në takim delegacionin e Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, të udhëhequr nga anëtari i Komitetit, eurodeputetit të Estonisë, Tune Kellam.

Me dëshira për mirëseardhje dhe falënderim për vizitën e anëtarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kryeministri Zaev i dëshiroi epilog të suksesshëm takimeve që delegacioni do t’i realizojë  në vendin tonë, të cilat do t’i konfirmojnë angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për drejtimin strategjik drejt integrimit evropian, përmes punës intensive dhe dinamike me të gjithë pjesëmarrësit dhe palët e përfshira.

Kryeministri Zaev shprehu falënderimin e tij dhe të Qeverisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të vendit tonë për mbështetjen bujare të Parlamentit Evropian dhe eurodeputetëve nga të gjitha grupet ideologjike të ndryshme, Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, fqinjët tanë dhe shumë pjesëmarrës të tjerë aktiv, që ishte kyç që fuqishëm të ecim përpara.

Kjo veçanërisht erdhi në shprehje përmes detyrave konkrete që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kishte përpara, siç ishin negociatat me Qeverinë e Greqisë, me të cilën u përmbyll problemi që ekzistonte për më shumë se 25 vjet, që u transferua në miqësi stabile, që duhet të jetë motivim dhe frymëzim për të gjithë në Ballkanin Perëndimor dhe në BE.

Si rezultat i tejkalimit të kontestit historik dhe harmonizimit të lartë me standardet e Aleancës së NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut mori protokoll të nënshkruar nga të gjithë 29 aleatët e NATO-s që të bëhet anëtare e 30-të e aleancës më të fuqishme të sigurisë që tani është në fazën e ratifikimit në parlamentet e shteteve anëtare të NATO-s, me ritëm që premton se deri në fund të këtij viti, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës.

Kryetari i Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut, Zaev theksoi se Qeveria ka punuar me mund në fushat kyçe  të reformës të cilat Këshilli Evropian na i rekomandoi në qershor të vitit 2018 si kusht për nisje efektive të negociatave për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019, përkatësisht reforma në gjyqësi, reforma në shërbimet e sigurisë dhe të kundërzbulimit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe reforma në administratën publike.

“E dimë që para nesh ka një rrugë të gjatë, e cila do të përmbushet me punë të mundimshme dhe vullnet të fortë. Por, me krenari mund të themi se sot gjyqësori është më i pavarur se politika, mediat janë të lira dhe kontrollojnë pushtetin, institucionet janë më transparente dhe më afër qytetarëve, policia mbron të drejtat e qytetarëve,  nuk kemi më përgjim të paligjshëm, ligji  vlen për të gjithë, pavarësisht se sa janë të fuqishëm, ndërsa ekonomia fillon të rritet”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin me delegacionin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Kryeministri Zaev theksoi se përmes dialogut politik Qeveria bën përpjekje ditore në Kuvend dhe jashtë tij, që të gjendet gjuhë e përbashkët me opozitën rreth ligjeve më të rëndësishme të reformave dhe këto përpjekje kanë dhënë rezultate konkrete.

“Mu për atë i mbështesim përpjekjet tona për avancimin e dialogut politik. Eurodeputetët këtu të pranishëm Knut Flekenshtajn dhe Edvard Kukan, si dhe Ivo Vajgell, në kuadër të dialogut Zhan Mone, luajtën rol vendimtar në themelimin e Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa tani bashkë me deputetët e Kuvendit përsëri kanë rol me rëndësi për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriu, Zaev theksoi se me Strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor për perspektivë të qartë për anëtarësim në BE, me Samitin në Sofje në temë BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, me konkluzionet e Këshillit Evropian në qershor të vitit 2018 dhe me rekomandimin e Parlamentit Evropian nga nëntori i vitit të kaluar, me zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët dhe me reformat, vendi ynë hapi rrugën e një vendimi për të filluar negociatat e anëtarësimit në qershor të vitit 2019. A shtoi se që pret nisja e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë të jetë një sinjal i fuqishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor që procesi i aderimit edhe më tej bazohet në meritat dhe rezultatet e vendit kandidat që dërgon dhe e cila si përgjigje merr ofrimin e duhur edhe nga BE.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriu, Zaev në vazhdim ë takimit, u dha fjalë ministrive të Qeverisë, të cilët njoftuan për arritjet më të rëndësishme të reformave, që janë vlerësuar si domosdoshmëri dhe prioritete nga ana e Komisionit Evropian, në strategjinë e përbashkët për arritje të rezultateve, të cilët do të sjellin vendimin pozitiv të Këshillit Evropian për hapjen e kapitujve në qershor të këtij viti.

Anëtarët e delegacionit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian i ndanë urimet haptazi për të arriturën në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy vitet e fundit dhe theksuan se sot, gjatë vizitës së tyre, ata shohin një vend krejtësisht të ndryshëm - një vend në procesin e pranimit të anëtarësimit të tij në NATO, një vend që arrin rezultate pozitive në planin e reformave të brendshme.

Bashkimit Evropian i nevojitet Republika e Maqedonisë së Veriut, aq sa edhe vendit i nevojitet BE-ja dhe pikërisht për këtë vendi duhet në 4 muajt e ardhshëm të jep argumente të fuqishme, sipas të cilave Këshilli Evropian do të bindet se duhet të përmbushë premtimin dhe të hapen kapitujt e parë të negociatave, në bazë të reformave të zbatuara për të cilat do të arrihet konsensus dhe të cilat do të realizohen në ambient të dialogut konstruktiv politik në vend, theksuan anëtarët e delegacionit të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, në takimin e sotëm me Kryeministrin Zaev dhe delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.