Informacion i rrejshëm dhe përmbajtje e konstruktuar është teksti i mediаs për korrespodencën e supozuar ndërmjet Kryeministrit Zaev dhe kinse “anëtarit të dëshpëruar të partisë në pushtet”

Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  kategorikisht e hedh  poshtë si jo të vërtetë dhe të konstruktuar korrespodencën e supozuar në mënyrë elektronike për komunikimin e cila tregohet sikurse është zhvilluar ndërmjet Kryeministrit Zoran Zaev  dhe kinse “ anëtarit të dëshpëruar të partisë në pushtet.

Në mënyrë kategorike pohojmë se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm, përmbajtje të konstruktuar, manipulim grafik e cila ka për qëllim që të shpërndajë gënjeshtra dhe me këtë të dëmtoj imazhin e Kryeministrit Zoran Zaev. Fuqishëm e dënojmë këtë veprim me të cilën janë shkelur principet e gazetarisë profesionale  dhe medias e cila ka keqpërdorur rolin e saj në paraqitjen e kësaj të pavërtete.

Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së RMV, në  emër të Kryeministrit Zaev i bënë thirrje redaksisë së portalit “Lideri” që menjëherë të tërheqë përmbajtjen e konstruktuar dhe të pavërtetë të botuar me titull, (Ekskluzive) Zaev pranon:  Në baza partiake kemi punësuar 28.000 persona, punësimet kalojnë nëpërmjet komunave!” (https: //lider.com.mk/makedonija/ekskluzivno-zaev-priznava-partiski-vrabo ...) si dhe të publikohet kërkim falja  në bazë të Nenit  13 nga Ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje.

Ftojmë redaksinë e portalit të publikojë këtë reagim nga Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së RMV, në bazë të Nenit 14 nga Ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, në të cilin në paragrafin 1 nga neni thuhet se “ nëse ofendimi ose shpifje është bërë me anë të informimit publik ose sistemit kompjuterik, i dëmtuari ka të drejt të bëjë kërkesë për publikim të përgjigjes, demantit ose korrigjimit në afat prej shtatë ditësh nga dita kur ka kuptuar se është publikuar, por jo më vonë se një muaj nga publikimi i saj.

Ju informojmë në rast se redaksia e portalit nuk vepron në përputhje me dispozitat ligjore, dhe në rast se demanti nuk do të publikohet në afatin e paraparë , do të vijojë Procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë dhe kompensim të dëmit na bazë të Nenit 19, Paragrafi 1 nga Ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, në gjykatën kompetent të caktuar me ligj.

Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjithë medieve që kanë marrë përmbajtjen e rreme të medies nga portali "Lider " për ta tërhequr menjëherë atë, sepse me marrjen e saj bëjnë në shpërndarjen  e saj.

Me këtë rast, duam të informojmë opinionin që Qeveria e RMV, punon në mënyrë intensive në politikat dhe zgjidhjet ligjore për profesionalizmin e administratës së liruar nga trysnitë partiake dhe e cila detyrat e saja profesionale  do t’i kryej pa frikë  nga hakmarrja dhe me dinjitet në interes të qytetarëve.