Kryeministri Zaev: “Alkaloid SHA Shkup” është brendi i Maqedonisë sipas të cilit vendi ynë është i njohur në botë – kompanitë e Maqedonisë së Veriut sot trajtohen me respekt dhe mbështetje nga shteti i tyre

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri pa portofol i ngarkuar për Legjislacion për përmirësim të klimës së bizneseve për ndërmarrjet e vendit, Zoran Shapuriq, sot vizituan kompaninë më të madhe të industrisë farmaceutike “Alkaloid SHA Shkup”, ku realizuan takim me drejtorin Zhivko Mukaetov dhe një pjesë të udhëheqësve të kompanisë, vizituan kapacitetet e prodhimit “QP Farmacia” dhe “Institutin për hulumtim dhe zhvillim” dhe pas përfundimit të aktiviteteve të parapara dhanë deklaratë për mediat.

 

Në vazhdim në tërësi e përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev.

 

“Sot kishim nderin të vizitojmë kompaninë më të madhe të industrisë farmaceutike në vendin tonë “Alkaloid SHA Shkup”, brendin tonë më të njohur në botë.

 

Së pari dëshiroj të shpreh falënderim drejtorit Zhivko Muakaetov dhe ekipit të “Alkaloidit” për mikpritjen dhe përkushtimin për organizimin e vizitës së sotme.

 

Qëllimi i vizitës është t’i ndajmë informacionet me udhëheqësinë e “Alkaloidit”  për rëndësinë e mbështetjes financiare të Planit për rritje ekonomike për rezultatet e arritura që kompania “Alkaloid” shënon dhe nga afër të njihemi me proceset e prodhimit dhe teknologjive që i zbaton kompania jonë me renome.

 

“SHA Alkaloid Shkup” është brend eminent maqedonas në industrinë farmaceutike, sipas së cilës vendi ynë është i njohur në suaza botërore nëpërmjet prodhimit dhe shitjes së prodhimeve farmaceutike, kimike, kozmetike dhe prodhimeve me prejardhje bimore.

 

Siç informoi drejtori Muakaetov, kompania ka më tepër se 2.000 punonjës dhe paga mesatare për të punësuar në Alkaloid është mbi 44.600 den ose mbi 700 euro, që meriton çdo lëvdatë dhe është në drejtim të apelit qeveritar deri te kompanitë për dhënien e pagave më të larta për punonjësit. Viti e kaluar 2018, kompania realizoi 212 punësime të reja dhe investime mbi 17 milionë euro.

 

Kënaqësi e veçantë për mua është që sot bashkë me drejtorin Muakaetov, zëvendëskryeministrin Angjushev, ministrin e Shëndetësisë Filipçe dhe ministrin e ngarkuar për Legjislacion për përmirësimin e klimës së biznesit Shapuriq do ti ndajmë me opinionin këto performansa të kompanisë dhe informacionet, si dhe mbështetjen financiare që kompania mori nga Plani për rritje ekonomike , me të cilin për herë të parë i barazuam kushtet dhe kriteret për mbështetjen e investimeve dhe konkurrencën e kompanive të vendit dhe të huaja.

 

“Alkaloid” si një nga kompanitë tona më të suksesshme të vendit, për herë të parë merr mbështetje financiare nga shteti. Me këtë kompani të vendit nënshkruam marrëveshje për mbështetje financiare për një projekt të ri investues të kompanisë në kohëzgjatje prej 5 vitesh dhe kah fundi i vitit të kaluar 2018, kompanisë në bazë të kësaj i janë paguar mjete financiare në vlerë prej 35.292.916 denarë. Më tepër detaje për realizimin e projektit investues do të na tregojë drejtori Muakaetov.

 

Me rëndësi është që kompanitë tona maqedonase tani trajtohen me respekt dhe mbështetje nga shteti i tyre, ku paguajnë tatimet dhe të dhënat dhe kontribuojnë për zhvillimin e ekonomik.

 

Ky model i mbështetjes sipas Planit për rritjen ekonomike tregohet si  mjaft i suksesshëm edhe për kompanitë e vendit, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

 

Vitin e kaluar 2018 kishim investime të huaja të drejtpërdrejta rekorde në vlerë prej 624.5 milionë euro, që është nivel më i lartë deri më tani. Vetëm në tremujorin e fundit në vitin 2018 kemi investime të drejtpërdrejta të huaja mbi 311 milionë euro.

 

Në vitin 2018 mbi 250 kompani të vendit morën mbështetje financiare nëpërmjet Planit për rritje ekonomike, në vitin 2019 pres që ky numër i kompanive të rritet. Ky është konfirmim i fuqishëm për vizionin dhe strategjinë tonë të qartë me të cilat ndërtojmë ekonomi të fuqishme e cila do të ofrojë mundësi për të gjithë. 

 

Në fund, dëshiroj edhe njëherë të falënderohem për mikpritjen e përzemërt dhe ta përcjell porosinë se “Alkaloid” vazhdon të jetë brendi ynë maqedonas me të cilin të gjithë krenohemi dhe  t’u uroj më shumë suksese të reja dhe aktivitete investuese të kompanisë.