Zëvendëskryeministrat për Çështje Ekonomike dhe Çështje Evropiane, d-r Koço Angjushev dhe d-r Bujar Osmani u takuan sot me Shkëlqesinë e tij Filip Riker, Ndihmës sekretar i ardhshëm i SHBA-ve për Çështje evropiane dhe euroaziatike, i cili aktualisht kryen funksionin Zëvendës civil dhe Këshilltarë politik i komandantit të Komandës evropiane të forcave ushtarake të SHBA-ve, ndërsa në periudhën 2008-2011 kryente funksionin ambasador i SHBA-ve në Shkup.
Në takim u hapën temat për kontekstin aktual politik në të cilin gjendet RMV-së, veçanërisht pas zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës, si dhe progresit tjetër të vendit në tejkalimin e pengesave për progres në integrimet evropiane dhe euroatlantike me fokus të veçantë për perspektivat ekonomike të vendit.
“Për 20 muaj arritëm në mënyrë praktike t’i përmbyllim të gjitha çështjet e hapura me fqinjët, të finalizojmë pjesën legjislative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke mos lëshuar në asnjë moment agjendën reformuese për kthimin e vendit në rrugën evropiane, theksoi Osmani në takim, duke prezantuar rezultatet e zbatimit të reformave të Planit 18, në prag të Raportit vijues të Komisionit Evropian, si dhe samiteve të qershorit të Këshillit Evropian”.
“Protokolli i NATO-s hapi rrugën për anëtarësimin tonë në Aleancën euroatlantike dhe në përputhje me dinamikën e ratifikimit unë jam optimist se deri në fund të vitit RMV-së do të mbetet anëtare e plotfuqishme e Aleancës”, theksoi Osmani duke potencuar se progres i ngjashëm na pret edhe në integrimet evropiane, duke i filluar negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm me BE-në këtë vit.
Zëvendëskryeministri Angjushev foli për potencialet e vendit nga ky përparim politik, duke rishikuar edhe potencialet e agjendës së ashtu quajtur “Konektiviti” të Procesit të Berlinit, valës investuese të pritur të infrastrukturës, si dhe për potencialet e investimeve të huaja të paralajmëruara.
“Hapja perspektive e negociatave me BE-në, e veçanërisht anëtarësimi i RMV-së në NATO, i japin stabilitet dhe siguri vendit që është inkurajim i fuqishëm për investitorët vendas dhe të huaj. Në vitin 2018 jemi dëshmitarë të nivelit rekord të investimeve të drejtpërdrejta të huaja mbi 624 milionë euro, përderisa Qeveria në mënyrë plotësuese mundësoi mbështetje të rreth 250 kompanive, sipas masave të Planit për rritje ekonomike. Kjo do të thotë se u bënë destinacion atraktiv për kompanitë e huaja me renome, por edhe për zgjerimin e aktiviteteve të biznesit të kompanive të vendit, ndërsa konteksti pozitiv politik na jep të drejtën të besojmë se edhe në vitet e ardhshme rezultatet do të jenë pozitive. Punojmë në krijimin e partneriteteve stabile me vendet fqinje përmes lidhjes së ndërsjellë infrastrukturore. Mbështetja nga SHBA-të është me një rëndësi të veçantë në nivel politik dhe ekonomik. Bëhet fjalë për vend partner strategjik i RMV-së, i cili dha mbështetje për reformat, për të cilën jemi të falënderuar” tha zëvendëskryeministri gjatë takimit me Rikerin.
Riker përshëndeti proceset reformuese në RMV dhe theksoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë u tejkaluan të gjitha çështjet e hapura politike të vendit dhe se me këtë është kapur drejtimi i vërtetë për realizimin e aspiratave politike.