Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministi Angjushev në vizitë të Euronikel Industri: Kombinati Euronikel sërish është një tregim i suksesshëm me qindra milionë euro investime të reja dhe punëtorë të lumtur

Kryetari i Qeverisë së RMV, Zoran Zaev dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev, sot ishin në vizitë të Euronikel Industri e njohur më parë si Feni Industri, vizituan repartet e prodhimit dhe u përqendruan në bisedën me punëtorët dhe ekipin udhëheqës dhe shkurt u prononcuan për mediat.

“Sot bashkë me Zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev jemi në vizitë të Euronikel Industri më parë e njohur si Feni  Industri, kombinati ynë i njohur  për prodhimin dhe eksportin e feroniklit, në të cilin është kryer procedura më e suksesshme e falimentimit në historinë e shtetit tonë. Euronikel Industri sot sërish është një tregim i suksesshëm dhe e mban primatin që e kishte vite më parë, si një ekspertues më i madh i feroniklit nga Maqedonia e Veriut dhe shtytës i ekonomisë,” tha Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se krizat dhe problemet e trashëguara në kombinat janë tejkaluar dhe se punonjësit janë të kënaqur dhe të lumtur, marrin  pagë që tejkalon pagën neto mesatare, shlyhen borxhet, hapen vende të reja pune dhe kombinati vazhdon të eksportojë në tregjet e huaja dhe të hyjë në proceset e reja të investimeve.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vëmendje ka ndjekur rrjedhën e procedurës së falimentimit, për shkak se ky kombinat është i rëndësishme për këtë rajon, sepse ajo punëson 1,000 bashkëqytetarë tanë që ekzistojnë pikërisht nga puna në Feni, por edhe për shkak se ajo është një shtyllë në krijimin e prodhimit të brendshëm bruto  dhe në një mënyrë është një motor i zhvillimit ekonomik. Për fat të keq, menaxhimi i pandërgjegjshëm , i toleruar nga institucionet, e sollën në atë kohë në pikëpyetje ekzistencën e këtyre familjeve. Por sot jam i lumtur për shkak se  - janë  të mbrojtur punëtorët dhe vendet e tyre të punës  dhe vazhdon me punë kombinati ", Kryeministri Zaev.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev shprehu kënaqësinë e tij gjatë vizitës  së kombinatit Euronikel dhe theksoi se kënaqësi e vërtetë është momenti që shohim se fabrika, e cila rrezikohej të shndërrohet në hekur të vjetër, tani punon me sukses dhe punëtorët janë të lumtur. Ai vuri në dukje se me rifillimin e Euronikel iu dha fund golgotës së cilës i ishin të ekspozuar të gjithë punonjësit dhe ndërmarrjet që kanë  bashkëpunuar me Feni, me çka theksoi  se ky është shembulli më i ndritshëm për falimentim të suksesshëm dhe krenari për të gjitha institucionet e sistemit shtetëror.

"Euronikeli nuk është  një numër statistikor i Prodhimit  të Brendshëm Bruto. Është fati i të gjithë rajonit dhe të gjithë të punësuarve, jam i kënaqur që shoh lumturinë në fytyrat e punonjësve. Kënaqësia ime është edhe më e madhe, sepse përmes diskutimeve me ekipin udhëheqës mësuam se ata kanë plan të investojnë 10 milionë euro shtesë në lëshimin e një furre të re, që do të thotë prodhim shtesë, rezultate më pozitive dhe punësime të reja. Për ata që treguan  dyshim se ku janë 624 milionë euro janë investime të drejtpërdrejta të huaja në vitin 2018, ky është vendi më i mirë prej ku mund të japim përgjigje. Rreth 100 milionë euro janë në këtë kombinat, janë të paguar të gjithë kreditorët, borxhet e kompanisë  dhe është sjell një kapital operativ në fabrikë. Me krenari mund të themi se ne po e shtyjmë ekonominë Maqedonisë së Veriut në drejtim të duhur dhe po krijojmë një ekonomi reale të vlerave dhe numrave ", nënvizoi Zëvendëskryeministri Angjushev.

"Sot jemi të privilegjuar të mirëpresim Kryeministrin dhe zyrtarët e Qeverisë. Grupacioni ynë është krenar që  realizon një nga investimet më të mëdha të huaja të drejtpërdrejta  në vend, duke i hapur rrugën kombinatit të dalë nga  falimentimi në pronësi dhe emri Euronikel. Tani jemi të fokusuar për të siguruar rritjen e kompanisë dhe ekonomisë së vendit të përparojë përmes rritjes së tregtisë me vendet e Evropës dhe më gjerë. Deri sa i zbatojmë planet tona të investimeve, do të ndajmë lajmet për zhvillimet aktuale në lidhje me përmirësimet në prodhimtari, mundësitë  për punësim dhe efektet pozitive që Euronikel do t’i sjell në komunitet ", u shprehë drejtori i kompanisë amë të  Euronikel, GSOL Markos Kamhis.

“Është kënaqësi me këtë rast t’u njoftoj, se investimi në renovimin dhe restartimin e furrës së dytë tashmë është në procedurë. Ky  është një investim nga minimumi 10 milonë euro, që do ta vendos Euronikel Industri në majën e prodhuesve të feronikelit në Evropë.  Përfitimet nga ky investimi janë të shumëfishta, për shkak se do të rrisin prodhimin dhe eksportin, që gjithashtu shndërrohen në të hyra në deviza, vende të reja  pune, më shumë mundësi për furnizuesit dhe realizues të vendit dhe gjithsesi  do të ndikojë në rritjen e PBB-së së vendit. Ne jemi të lumtur që sot në hapësirat  Euronikel jemi nikoqir të zyrtarëve të lartë të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriu dhe  dërgojmë mesazh se vendi ynë është destinacion investues tërheqës", tha Gerasim Kujundxhiev, drejtor i Euronikel Industri.


Në vazhdim  të kësaj kumtese në tërësi ua përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev.

“Sot bashkë me Zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev jemi në vizitë tek Euronikel Industri që më herët është njohur si Feni Industri, kombinati jonë i mirënjohur për prodhimin dhe eksportin e feroniklit, ku u mbyll procedura më e suksesshme e falimentimit në historinë e shtetit tonë.

Euronikel Industri sot sërish është një  tregim i suksesshëm dhe e mban primatin që e kishte ndër vite, si eksportuesi më i madh i feroniklit nga Maqedonia e Veriut dhe shtytës i ekonomisë së Maqedonisë.

Lirshëm mund të konstatojmë se janë tejkaluar të gjitha krizat dhe problemet e hasura dhe më nuk ekziston rrezik nga falimentimi me të cilin përballej kompania.

Punonjësit janë të kënaqur  dhe të lumtur, marrin pagë që e tejkalon pagën mesatare neto, borxhet shlyhen, hapen vende të reja pune dhe kompania vazhdon të eksportojë në tregjet e huaja dhe të hyjë në procese të reja investimi.

Euronikel Industri momentalisht ka 1000 të punësuar dhe bashkëpunon me 200 kompani lokale. Kompania globale nga Zvicra XHISOL, e cila është pronarja e re,  vitin e kaluar ka investuar 90 milionë euro në Kombinat. Këto numra flasin mjaftueshëm për atë se sa është e madhe rëndësia dhe ndikimi që ky kombinat ka në zhvillimin e ekonomisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vëmendje ka ndjekur rrjedhën e procedurës së falimentimit, pasi që ky kombinat është i rëndësishëm për këtë rajon, sepse punëson 1,000 bashkëqytetarë tanë që ekzistojnë  pikërisht nga puna në Feni, por edhe për shkak se është një shtyllë në krijimin e prodhimit të brendshëm bruto  dhe në një mënyrë është motor i zhvillimit ekonomik. Për fat të keq, menaxhimi i pandërgjegjshëm i toleruar nga institucionet në atë kohë, e sollën ekzistencën e këtyre familjeve në pikëpyetje. Por, sot jam i lumtur për shkak se - janë  të mbrojtur punëtorët dhe vendet e tyre të punës  dhe kombinati vazhdon me punë.

Prandaj, është me rëndësi të veçantë të funksionojë shteti ligjor dhe sundimi i së drejtës.

Kjo është gjëja e parë të cilën e presin investitorët dhe shoqata e afaristëve. Mbetemi të përkushtuar në realizimin e reformave në gjyqësor si prioritet i lartë në agjendën tonë”.