Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dërgoi urime me rastin e 8 marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ndër të tjerash thuhet:
Kur sot e festojmë këtë festë duhet të pranojmë se në shoqërinë tonë ka në akoma ka disa fusha në të cilën mbisundojnë parimet të vjetruara dhe konservative për rolin e gruas. Këtë e ndryshojmë dhe në të mbetemi të përqendruar deri në arritjen e barazisë gjinore
Në rast se nuk e bëjmë atë, veçmas në sferat e krijimit të politikave, në sjelljen e ligjeve dhe në sferën e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në sistemin e institucioneve, do të vazhdojmë t’iu japim hapësirë për shkak të padrejtësive në aspektin gjinor dhe shoqërorë duke patur parasysh se e zvogëlon potencialin për progres të shoqërisë sonë.
Sot është dita kur duhet tu japim zë porosive se pa barazi të plotë gjinore nuk ka as demokraci, as të drejtë sociale. Jo vetëm sot, këto çështje do të zgjidhen vetëm nëse ju japim në vazhdimësi zë dhe pikëpamje në përditshmëri.
Duhet të inkurajojmë përfaqësuesit në luftën e seksizmit dhe pabarazisë gjinore për ti ndaluar të gjitha llojet e padrejtësive në shoqëri, për shkak se lufta për të drejtat të grave dhe vajzave është luftë për shoqëri të drejtë. Të mos ndalemi deri sa tërësisht nuk e anulojmë dallimin në vlerat e punës në mes burrave dhe grave dhe përderisa nuk sigurojmë se vajzat dhe grat kanë të drejtë të barabartë absolute që të përparojnë në karrierat e punëve të tyre dhe të zgjidhen në vendet më të lartë të punës së tyre.
Nuk ka asnjë arsye të jetë më ndryshe. Kur grat humbin-humbim të gjithë. Forcimi ekonomik është përgjigja e më shumë çështjeve me të cilat ballafaqohen vajzat dhe grat. Grat dhe vajzat më të fuqishme në mënyrë ekonomike më lehtë do të ballafaqohen me varfrin, dhunën dhe diskriminimin. Grat e arsimuara dhe të emancipuara, më lehtë do ta orientojnë shoqërinë tonë në progres!
E drejta për votim, për zgjedhje dhe barazi duhet çdo ditë të zhvillohet dhe të avancohet derisa sa të bëhet praktik e jona. Shoqëria e përbashkët është po aq e fuqishme sa është e fuqishme edhe gruaja në te.
Urime 8 Marsin për shoqëri të barabartë gjinore